Recension: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Një shembull tipik i deformimit të informacionit dhe i orientimit të një lajmi irelevant për një problematik që pretendon të tregojë diskriminim e shqiptarëve nga ana e qeverisë. Edhe pse ky pretendim afishohet në titull, brenda tekstit nuk ka asnjë fakt që mund ta konfirmojë një gjë të tillë. Ky është vetëm një nga lajmet që shpesh nga mediat, nëpërmjet një titulli senzacional dhe jashtë përmbajtjes e zhvendos informacionin në diçka krejtësisht tjetër. Investimet në rajonet shqiptare mund të ishte një temë krejtësisht tjetër që do të bazohej në burime tjera, të cilat fare nuk kanë të bëjnë me këtë lajm.

5 investime të reja në Petrovec, në rajonet shqiptare zeroLinku deri te artikulli origjinal: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2013 | 12:35

Data e recensionit: 07.06.2013

Recensues: B?rdhyl Zaimi

Burimet e informatave: Lajmi bazohet vetëm në burime qeveritare, në prononcimin e ministrit të Transportit Mile Janakieski. Gjithë lajmi i referohet vetëm këtij burimi.

Përmbajtësia: Nuk mund të thuhet se fsheh informata, por është krejtësisht kontradiktor në atë se çfarë pretendon të sjell para lexuesit.

Anshmëria: Lajmi e deformon informacionin dhe meqë në titull theksohet se investimet te shqiptaret janë zero mund të konsiderohet si orientuar në aspektin etnik, përkundër faktit që brenda tekstit asgjë nuk theksohet për shqiptarët.

Komentimi: Lajmi nuk përmban elemente të komentit, por titulli e devijon krejt përmbajtjen e këtij informacion që paraqet një spin qeveritar mbi tërheqjen e investimeve.

Plagjiatura: Lajmi nuk ka autorësi dhe sipas të gjitha gjasave duhet të jetë lajm agjencie edhe pse edhe kjo nuk theksohet.

Kualiteti i titullit: Pikërisht titulli aspak nuk ka të bëjë me përmbajtjen e lajmit. Titulli e zhvendos përmbajtjen dhe e deformon në një problematikë krejtësisht tjetër që absolutisht nuk ka të bëj me këtë lajm.

Fotografia: Fotografia as informon as manipulon. Është fotografi  neutrale që nuk ka të bëj me përmbajtjen e lajmit.

Gjuha e urrejtjes: Ky lajm nxit idenë që shqiptarët janë diskriminuar në aspektin e investimeve nga ana e qeverisë, por në përmbajtjen e lajmit nuk evidentohet asgjë në këtë drejtim.

Përfundimi: Lajmi është shembull tipik i deformimit të informacionit për qëllime senzacionale. Ky lajm që realisht paraqet një spin qeveritar për rritjen e investimeve në Petrovec nëpërmjet një titulli senzacional dhe të orientuar në aspektin etnik e tjetërson dhe i jep krejtësisht një kahje tjetër informacionit që aspak nuk përkon me atë që e afishon ky titull. Nuk ka asnjë fakt brenda tekstit që mund të verifikojë pretendimin e mosinvestimit në zonat shqiptare të afishuar në titull. Ky lajm mund të renditet në vargun e madh të lajmeve që nëpërmjet titullit deformojnë përmbajtjen. Këto lajme zakonisht nuk kanë autorësi dhe janë të agjencive të lajmeve por që nuk evidentohen nga mediat. Ky lajm i drejtohet lexuesit të një hapësire gjuhësore- etnike dhe pikërisht për këtë shkak i tjetërsohet përmbajtja pa arritur që në mënyrë autentike të përcjellë te lexuesi vërtetësinë. Titulli i afishuar në këtë lajm paralajmëron një problematik tjetër që brenda tekstit nuk trajtohet, përkundrazi lajmi ka përmbajtje krejtësisht tjetër.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button