U nda nga jeta kompozitori Zejadin Ismaili

Mbrëmë pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë kompozitori, pedagogu dhe autori i shumë teksteve dhe librave të arsimit muzikor, Zejadin Ismaili nga Kumanova.

Ai ishte ndër pedagogët e parë të arsimit muzikor në rajonin e Kumanovës, por edhe pedagog universitar i shumë botimeve letrare muzikore, librave autoriale mbi muzikën shqipe.

Zejadin Ismaili njihet edhe si një nga kontribuesit më të mëdhenj për kulturën, artin dhe arsimin shqiptar në Maqedoni.

Personalitete dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm kanë shprehur sot ngushëllime duke rikujtuar veprat madhështore të autorit Zejadin Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button