LR PDSH reagon ndaj OMM-së

 

Lëvizja për Reforma në PDSH ka reaguar ndaj Odës së Mjekëve të Maqedonisë lidhur me punën dhe funksionimin e saj.

Ja reagimin i plotë i LR PDSH:

Komisioni i shëndetësisë pranë LR PDSH e organizojmë këtë press konference ngase jemi të pakënaqur dhe të indinjuar me punën dhe mënyrën e funksionimit të Odës së mjekëve të Maqedonisë.

Sipas nenit 1 të Statutit të Odës së mjekëve të Maqedonisë

“OMM është organizatë e pavarur profesionale e doktorëve të mjekësisë, të bashkuar, për mbrojtjen dhe përparimin e profesionalizmit, detyrimet dhe të drejtat etike, për përmirsimin e kualitetit të mbrojtjes shëndetësore, për monitorimin e marëdhënies së punëtorëve shëndetësor ndaj shoqërisë dhe qytetarëve, si dhe mbrojte e interesave të profesionit mjekësor.”

Sipas komisionit tonë OMM-ja karakterizohet me:

  1. Mungese transparence. Anëtarët e OMM-së, pra mjekët nuk kanë qasje në punën e OMM-së. Nuk dihet cka punohet dhe interest e kujt mbrohen?
  2. Udhëheqësia është e ndarë nga baza (nga mjekët), me këtë shkilet parimi i përshkruar në nenin 1 të Statutit të OMM-së “. Kujt i shërbejnë ata, nëse nuk i shërbejnë profesionit, mjek?
  3. OMM karakterizohet me aktivitet minimal që nga moment i zgjedhjes së përbërjes së re. Ka kaluar kohë e gjatë që as kemi parë as kemi dëgjuar Kryetarin e Odës apo udhëheqsisë së ngusht. Në gjuhën mjekësorë kjo quhet anemi, letargji, hipnozë e thellë!
  4. OMM nuk ka bërë asnjë raportim të punës së saj, asnjë llogaridhënie, që e ka obligim ndaj anëtarëve të saj.
  5. OMM nuk ka bërë as raportim dhe llogaridhënjeje financiare. Nuk dihet si harxhohen këto mjete. Kujtojmë që xhirollogaria e OMM mbushet nga shumë burime si psh nga: anëtarësia mujore, organizimi i provimeve profesionale për mjeket, të hyra nga akreditimi i ligjeratave për edukim të vazhdueshëm të mjekëve, rilicencimi etj.
  6. Jemi të mendimit që në OMM mungojne aktivitetet profesionale, që poashtu është nje ndër obligimet kryesore të saj.
  7. Faktet flasin që OMM nuk paraqet më “Organizatë të pavarur profesionale të doktorëve të mjekësisë” dhe se ajo është tërësisht e nënshtruar dhe nën ndikimin e MSH dhe FSSHM.
  8. Qëndrimi i ynë është që funksioni kryetarit të OMM duhet të jete profesional, dhe jemi  kundër zgjedhjes së tij nga radhët e mjekëve të punësuar, në këtë mënyrë do të minimizoheshte ndikimi politik dhe ndikimi i strukturave politike në punën e tij, ndërsa kryetari do ti përkushtohej tërësisht detyrave  të

Tani disa pyetje direkte drejtuar udhëheqësisë së OMM:

  1. Sipas cilat kriteriume bëhet zgjedhja e anëtarve të komisionit nga rradha e mjekëve në komisionet për provimet profesionale dhe a është në pajtim me statutin e OMM-së në komisione të caktohen mjek që janë në fazën e specializimit.
  2. Çfar aktivitete është duke ndërmarrë OMM në lidhje me Ligjin për veprimtari të doktorëve. Ky ligj është shumë i rëndësishëm për statusin e mjekve në Maqedoni. Ligji mbeti në laberinthet administrative dhe sirtarët e OMM dhe MSH që nga viti 2012.
  3. Sa punësime të reja ka në shërbimet profesionale të OMM? A ka mbipunësim, a janë ato punësime të arsyeshme duke u bazuar në faktin se pagat e tyre sigurohen nga mjetet e siguruara nga anëtarsia e OMM?
  4. Deri kur OMM vetëm në gjuhën maqedonase? Pyetje me të cilën do të etiketohemi dhe akuzohemi  nga strukturat udheheqëse si nacionalist pa sens per bashkëpunim, si mund që të bëhet kjo pyetje në shtetin Maqedon? Faktet: ëeb faqe e OMM vetëm në gjuhën maqedonase, libreza antarësie ku të dhënat peronale (emri, mbiemri etj) janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik dhe në anglisht duke e anashkaluar shqipen, “Voks medici” në maqedonisht, licencat si një dokument zyrtar vetëm në gjuhën maqedonase, formular aplikimi në Regjistrin e mjekve të Maqedonisë dhe formular aplikimi të tjera vetëm në gjuhen maqedonase! Si do ta kishit emëruar këtë diskriminim apo mospërfillje?! Nuk duam asgjë më tepër nga ajo që na siguron Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese! Jemi mbi 25% e popullatës në Maqedoni.

Nga mënyra se si sillet OMM del që shëndetësinë e kemi të shëndetshme, doktorët e kënaqur dhe nuk kanë asnjë ankesë!

Ose kolegët nga udhëheqësia e OMM janë duke punuar zellshëm dhe plotë energji por ne si antarë dhe mjek nga kjo anë nuk mund ta vërejmë punën e tyre sepse jemi “shkurtpamës“.

Kështu si qëndrojnë punët fryt i vetëm i OMM-së është mbytja e cdo aktiviteti esnafi  dhe ndarje cdo rafsh.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button