A janë pajisur edhe qytetarët e Maqedonisë me diploma të falsifikuara?

Nuk është e sigurt se vetëm Italianët kanë marrë diploma të falsifikuara nga Universiteti i Tetovës, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski duke shtuar se me diploma të falsifikuara mund të jenë pajisur edhe qytetarët e vendit.

“ Në bazë të të dhënave operative që i kemi marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për rast të izoluar në Tetovë, ku qytetarët kanë falsifikuar diploma për shtetas Italian. MPB në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të vazhdojë bashkëpunimin për hetime të mëtutjeshme”, deklaroi Ristovski.

Ai shtoi se Univerziteti Shtetëror i Tetovës është kyçur plotësisht në hetime dhe se institucionet Italiane janë njoftuar për personat të cilët kanë marrë diploma nga laboratorët në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button