Recension: USHT, Artan Grubi raporton për sulm ndaj kolegut,analistit të mirënjohur Imer Ismaili

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Lajmi i publikuar në Almakos nëpërmjet hamendësimeve dhe fakteve të paverifikuara deri në fund, pretendon të plasojë te lexuesi se sulmi i studentëve të USHT-së në Shkup ndaj profesorit dhe analistit Ymer Ismaili, i pakonfirmuar, është publikuar nga një portal pronar i të cilit është funskionari i BDI-së, Artan Grubi. Atribuimi i këtij lajmi Artan Grubit, sidomos në variantin si është theksuar në titull, krijon hutinë e implikimit të tij në gjithë këtë ngjarje për motive që vetëm mund të hamendësohen.

usht-shkup-artan-grubi-raporton-per-sulm-ndaj-kolegLinku deri te artikulli origjinal: USHT, Artan Grubi raporton për sulm ndaj kolegut,analistit të mirënjohur Imer Ismaili

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2013 | 01:11:00

Data e recensionit: 06.06.2013

Recensues: Bardhyl Zaimi

Vërtetësia e fakteve: Lajmi i referohet një informacioni të publikuar nga portali albnews.mk, në të cilin figuron si regjistrues emri i funksionarit të BDI-së, Artan Grubi. Nuk mund të përcaktohet saktë nëse pas këtij informacioni të publikuar qëndron Artan Grubi. Nuk mund të përcaktohet vërtetësia e informacionit nga se lajmi vetëm transmetohet dhe paragjykohet se pas tij qëndron funksionari i BDI-së.

Burimet e informatave: Lajmi i publikuar në portalin Almakos i referohet vetëm një burimi. Mungojnë prononcimet e aktorëve që e përbëjnë lajmin.

Anshmëria: Lajmi nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk është i balancuar, sepse realisht do të duhej të kishte prononcimet edhe të Artan Grubit dhe të Imer Ismailit. Për këtë shkak lajmi mund të konsiderohet si i orientuar politikisht.

Komentimi: Në lajm hamendësohet pa siguruar fakte se ky portal publikon lajme të selektuara të cilat përdoren për sulme ndaj personave të caktuar. Gjithashtu komentohet se lajmi është shkruar nga profesorë të gazetarisë.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi është përgjithësisht i njëjtë, por te Almakos fokusohet në pretendimin që ky lajm në portalin Albnews.mk është publikuar me qëllim për ta diskredituar analistin Ymer Ismaili ndaj të cilit kanë reaguar studentët.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacional dhe paragjykues, nga se nuk fokusohet në problematikën që trajton por e zhvendos atë në gjëra irelevante.

Gjuha e urrejtjes: Ky lajm nuk është i ekuilibruar dhe ka shumë hapësirë për t’u konsideruar si i orientuar kundër një personi.

Përfundimi: Lajmi gati plotësisht është i njëjti informacion i paplotë i publikuar në portalin Albnews.mk, ndërsa me pak intervenime dhe hamendësime të pavërtetuara deri në fund orientohet, si një spin i funksionarit të BDI-së kundër analistit Ymer Ismaili. Lajmi nuk e trajton vërtetësinë e informacionit të publikuar në portalin Abnews.mk, por e konsideron si të mirëqenë dhe e gërsheton me hamendësime që lënë të keqkuptohet se sulmi i studentëve ndaj analistit Ymer Ismaili është i motivuar nga Artan Grubi.

Realisht, në radhë të parë nëpërmjet burimeve tjera duhej të vërtetohej me fakte vërtetësia e sulmit mbi analistin Ymer Ismaili, ndërsa më pas do të duhej të kishte edhe prononcimin e Artan Grubit si një palë tjetër në këtë lajm të publikuar në Almakos. Vetë titulli i lajmit sidomos epiteti “analisti i mirënjohur Ymer Ismaili” krijon një kundërvënie që mund të konsiderohet si spin. Lajmi nuk është gjithëpërfshirës, është i paekulibruar dhe me hamendësime që nuk vërtetohen. Ky lajm mund të trajtohet edhe si një spin kundër spinit të lajmit të publikuar në Albnews.mk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button