Mancini përgjitet për transferimin e Pirlos

Trajneri i Interit, Roberto Mancini nuk e ka fshehur dëshirën për transferimin e mesfushorit të New York City FC, Andrea Pirlo.

”Nuk është e vërtetë që kam folur me të. Nuk e di se çfarë synimesh ka Pirlo tani që Major League Soccer ka mbaruar”, ka deklaruar Mancini.

“Nëse do të donte të rikthehej në Itali, ndokush mund të jetë i interesuar për të rimarrë. Nuk është një lojtar normal. Ka cilësi teknike të shkëlqyera dhe është një kampion. Pirlo e kupton lojën para gjithë të tjerëve”, ka theksuar strategu italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button