Adili: BDI dhe PDSH kukulla dhe në mbrojtje të politikës së VMRO-së

“Subjektet politike shqiptare në bisedimet e Përzhinos ishin kukulla dhe në mbrojtje të politikës së VMRO-DPMNE-së” tha sot për mediat Zylfi Adili, nga “Uniteti”, njofton Portalb.

“Derisa Maqedonia si shtet erdhi në këtë krizë politike, duhet të kërkohet fajtori kryesor se kush e atë dhe pse situate politike në Maqedoni erdhi në këtë gjendje. Ne si “Unitet” falënderojmë faktorin ndërkombëtar, që ndërmjetësoi dhe me gjithë presionin e faktorit ndërkombëtar kundrejt partive politike që e krijuan krizën politike në vend në të cilën duhet ta themi hapur, subjektet politike, BDI dhe PDSH ishin vetëm kukulla dhe në njëfarë forme ishin mbrojtëse të politikës së VMRO-DPMNE-së kur dihet se këtë krizë politike e sollën subjektet politike që janë në pushtet.”

Ai gjykon se çështjet e shqiptarëve, funksionaliteti i institucioneve të shtetit, respektimi i kushtetutës, në këto bisedime, nuk u hapën fare.

I pyetur nga Portalb se çfarë fitojnë dhe çfarë humbin shqiptarët nga kjo marrëveshje, Adili tha: “Që pas vitit 2001, kur problem kryesor te shqiptarët e Maqedonisë ishte çështja e Kushtetutës, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimit të Kushtetutës, parashtrohet një pyetje: A është respektuar Kushtetuta apo jo? Dhe unë mendoj se problem kryesor jo vetëm i shqiptarëve por i gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është mosimplementimi real i Kushtetutës dhe i të gjitha ligjeve që dalin komfor asaj kushtetute.”

Adili gjithashtu njoftoi që ky subjekt politik po bën përgatitjet e nevojshme që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme: “Tani jemi në fazën e konsolidimit, në fazën e strukturimit dhe të krijimit të degëve në të gjithë territorin e Maqedonisë. Uniteti si subjekt politik është i përgatitur që të marrim pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 24 prillit“.

Gjithashtu lexo: Arrihet marrëveshje: Oliver Spasovski ministër i ri i Punëve të Brendshme
Dhe: Uniteti: Bilbordet “Fillojmë…” kushtojnë rreth gjysmë milioni euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button