Uniteti: Bilbordet “Fillojmë…” kushtojnë rreth gjysmë milioni euro

“Uniteti” sot doli me një komunikatë për shtyp ku akuzoi partinë shqiptare në pushtet për, siç than ata “keqpërdorimin e skajshëm të  institucioneve dhe resurseve të shtetit”. Sipas tyre, shpenzimet për bilbordet e fushatës “Fillojmë…” po arrin shumën deri në gjysmë milion euro.

Fillimisht ata drejtuan një pyetje publike ndaj BDI-së ku thuhej:

“Sa kushtoi prova gjenerale e mbledhjes për dekretim të shefave të shtabeve në Panairin e Shkupit? Jemi dëshmitar se shtabet e BDI-së u formuan më herët se gjashtë muaj para zgjedhjeve të parakohshme që akoma nuk dihej a do mbaheshin ata. Sot ju prezantojmë një tabelë me shumat e harxhuara vetëm për bilbordat e “Fillojmë…” që i kanë numëruar aktivistët tanë nëpër disa qytete, si dhe vlerën e tyre. Qytetarët duhet ta dinë se pjesa më e madhe e bilbordave “Fillojmë” janë të kompanisë “Screenmedia” pronë e nipit të Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi, tanimë milioner.” – tha Arzemina Haxhiu nga ky subjekt.

Në listën e prezantuar nga “Uniteti”, thuhet se bëhet fjalë për gjithsej 73 bilborde në qytetet Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strugë dhe Dibër, çmimi i të cilave, gjithmonë sipas “Uniteti”-t, shkon deri 89925 euro në muaj (pa tvsh) kurse gjykuan që për gjashtë muaj deri në zgjedhjet prillit të arrijë shumën 539550 euro (pa tvsh).

Raporti (sipas "Unitetit")
Raporti (sipas “Unitetit”)

Nga BDI, për këto akuza than se “për shkak të angazhimeve tona të shumta në këtë periudhë për të bashkëbiseduar me qytetarët për tema të rëndësishme, nuk kemi mundësi dhe kohë t’i replikojmë çdo grupi dhe subjekti që nuk ka marrë mandate të flasë në emër të shqiptarëve” – u shprehën për Portalb, nga zyra për komunikim e BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button