Kryetari i RDK-së Memedi priti në takim zyrtar ambasadorin slloven Rakovec

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi priti në takim zyrtar ambasadorin slloven Branko Rakovec dhe sekretarin e parë të ambasadës Domen Petelin. Në këtë takim u diskutua rreth shumë çështjeve të jetës aktuale politike, në veçanti krizës së thellë politike dhe impakti i respektimit të marrëveshjes së Përzhinos në tejkalimin e një nga krizat më të thella të vendit që nga pavarësimi i saj e deri më sot.

Sipas RDK-së, kryetari Memedi njoftoi ambasadorin slloven se RDK-ja ka pasur qëndrim shumë të drejtë dhe konsistent në lidhje me krizën politike në vend dhe tejkalimin e së njëjtës. Kryetari Memedi theksoi se Maqedonia ka qenë dhe vazhdon të jetë para një udhëkryqi të vërtetë, atë të kaosit, dhe respektimit të plotë të marrëveshjes së Përzhinos dhe rekomandimeve të Raportit Pribe.

Sipas kryetarit Memedi, respektimi i plotë i kësaj marrëveshje është rrugëdalja e vetme nga kriza e thellë politike, dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të flitet për përgjegjësi konkrete të të gjith aktorëve politik që e kanë sjellë vendin buzë greminës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button