Universiteti ka vdekur!

Për hapjen e Universitetit Shtetërorë të Tetovës, u desh të derdhet gjak. Ideja e universitetit paraqiste rrugën, e cila do të na conte përpara si shoqëri, drejtë diturisë, drejtë progresit. Para 19 viteve, u mund armiku i arsimit shqip. Fitoi shkenca mbi dhunën. Ideja e universitetit, ka qenë e bashkangjitur me idenë e rezistencës, për angazhim politik, për barazi. Universiteti, ka qenë vendi më intenziv i ekzistencës politike të shqiptarëve dhe artikulimit të saj. Në vitin 1994, kur u themelua Universiteti Shtetërorë i Tetovës, pushteti sllavo-fashist thoshte, që nuk ka universitet për shqiptarët. Kurse shqiptarët të organizuar dhe të bashkuar përgjigjeshin: “Ne jemi universiteti”.

Sot, pas 19 viteve, i njejti pushtet sllavo-fashist, na thotë se në këtë shtet ka universitet shqiptarë. Por, në të vërtetë “Universiteti ka vdekur!” Universiteti është i munguar, i mohuar dhe aktivisht i ndaluar. Sot kemi objekte të bukura dhe ndërtesa të shumta, të disperzuara në të gjitha qytetet, që e bartin këtë emër, por ideja e universitetit ka vdekur. Cka na duhen murret e bukura, kur s’ka universitet, s’ka dije! Nga murri, vetëm murrë bëhesh.

Dikur, Universiteti Shtetërorë i Tetovës ishte pasqyrë e angazhimit politik të shqiptarëve, për liri, barazi dhe drejtësi. Kurse, sot Universiteti Shtetërorë i Tetovës është pasqyrë, ku tregon më së miri gjendjen e mjerrueshme të shqiptarëve në këtë shtet. Njerëzit, që e kanë kapur universitetin flasin për arritje dhe për përparim; Përderisa, për cdo ditë po rritet krimi në universitet, për cdo ditë po tjetërsohet universiteti, për cdo ditë po vidhet universiteti si buxhet dhe pasuri publike.

Pasurimi i këtyre njerëzve po bëhet në kuriz të ne studentëve dhe në kuriz të familjeve tona. Ne mund të krenohemi për 9 vite universitet, por jo për këto 10 vitet e fundit. Ne mund të krenohemi me angazhimin politik të studentëve atëbotë, për përmirësimin e gjendjes shqiptare, për ngritjen e vlerave tona kombëtare në këtë shtet fashisht; Por, kemi 10 vite të bëjmë me idenë e rrënimit të këtyre vlerave kombëtare.

Prandaj i dashur student, REVOLTOHU!Revoltohu, sepse, e keqja më e madhe nuk është se Universiteti Shtetërorë i Tetovës, udhëhiqet nga njerëz të këqinj, e keqja më e madhe fillon atëherë kur studentët heshtin, qëndrojnë indiferent ndaj të keqës. Prandaj, u bëjë thirrje të gjithë studentëve qëllim`mirë, që, të vetëorganizohemi dhe së bashku, t’a ndryshojm gjendjen e universitetit tonë, ndryshim ky, i cili do të reflektojë edhe në mbarë shoqërinë tonë. Gjithmonë në botë, kanë qenë dhe janë studentët ata, të cilët e ngrisin zërin dhe fillojnë ndryshimin, për të mirën e një shoqërie. Kështu edhe NE, duhet te zgjohemi nga gjumi shumë vjecarë, duke e rikthyer Universitetin Shtetërorë të Tetovës në funksion të dijes, i cili është vendi më i përshtatshëm, ku do të mund të bëhej politika.

Lajme të ngjashme

Back to top button