Protestë kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Dje në Kriva Pallankë, qytet në verilindje të Maqedonisë, u mbajt protesta e organizuar nga një nismë qytetare për të kundërshtuar ndërtimin e një xhamie, në iniciativë të komunitetit romë të përkatësisë fetare muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Para masës së tubuar fjalim mbajti njëri nga organizatorët e protestës, i cili deshi të mbetet anonim. Ai para masës së tubuar e cila numëronte disa qindra persona tha se kjo protestë nuk është organizuar as nga partia e VMRO-DPMNE-së as nga partia e LSDM-së, por as nga ndonjë parti tjetër politike.

“Por, kjo protestë është organizuar nga një grup qytetarësh të Kriva Pallankës. Çështja e dytë është se ne nuk jemi kundër romëve, por kundër disa organizatave islamiste apo individë të caktuar, të cilët manipulojnë me romët për pak para, që të arrijnë qëllimet e tyre. Një numër i caktuar i këtyre romëve, para një kohe ishin ortodoks, pastaj dëshmitarë të jehovait, kurse tani janë muslimanë”, deklaroi një protestues pas së cilës u dëgjuan brohoritje, ku u shpërndanë edhe disa fotografi si dëshmi.

Protestuesit brohorisnin “Kriva Pallanka qytet ortodoks”.

Njëri nga organizatorët tha se kërkojnë që të dalin para tyre dhe t’ua sqarojnë se për çfarë donacioni turk bëhet fjalë, për qëllimet. “Ne kemi njohuri se në lagjen rome iu është dhënë një shtëpi me qira personave që nuk janë banorë të Kriva Pallankës, dhe se po këta po i mashtrojnë romët. Besoj se Ministria e Punëve të Brendshme do të nis hetime dhe do të veprojë sipas ligjeve. U bëj thirrrje autoriteteve komunale dhe shërbimeve të Inspektoratit, të dalin në vendin e ngjarjes dhe të konstatojnë gjendjen reale”, theksoi njëri nga organizatorët e protestës.

Ai gjashtu tha se në dy ditët e kaluar janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime të qytetarëve që janë kundër, siç pretendon ai, “islamizimit të Kriza Pallankës”. Sipas tij, qytetarët e Pallankës, me nënshkrimet e mbledhura dhe me këtë protestë dëshirojnë të thonë se “janë kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë”.

Para shtëpisë ku ishte paraparë ndërtimi i xhamisë ishin vendosur pjesëtarë të policisë të veshur me jelek antiplumb dhe helmeta, ndërsa në momentet e raportimit tek masa vërehej tension i shtuar, pasi që organizatorët në kumtesën e lexuar u dhanë ultimatum që shtëpia të lirohet sa më parë, ndërsa nga masa e tubuar dëgjoheshin zëra për largimin e menjëhershëm.

Përndryshe, Kriva Pallanka është një qytezë me rreth 15 mijë banorë, ku shumica absolute i përket besimit ortodoks. Në këtë qytezë jetojnë rreth 600 pjesëtarë të komunitetit romë.

Lexo: Kriva Pallankë, demolohet objekti ku myslimanët kryenin ritet fetare (FOTO)

Lexo: “Uniteti” reagon ndaj sulmit mbi objektin fetar në Kriva Pallankë

Lexo: QMBI: Organet e rendit ta zbardhin rastin e demolimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: Muftinia e Kumanovës reagon për demolimin e xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: Civil: E dënojmë ashpër protestën kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: BDI: Në Kriva Pallankë të respektohet diversiteti fetar e etnik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button