Policia turke kryen kontroll në konfederatën e lidhur me lëvizjen Gylen

Zyrat e TUSKON-it, Konfederatës Turke të Afaristëve dhe Industrialistëve, të lidhur me lëvizjen Gylen, janë kontrolluar dje nga forcat policore.

TUSKON-i, i krijuar dhjetë vite më parë, ka 55.000 anëtarë dhe 211 shoqata lokale. Pretendohet se kjo konfederatë është e lidhur ngushtë me lëvizjen Gylen, e është akuzuar për financimin e saj.

Kontrolli mbi ndërtesën e konfederatës u krye me urdhër të prokurorisë së Ankarasë, ndërsa ka një hetim për krime kundër rendit kushtetues.

TUSKON-i ka po ashtu përfaqësi në Bruksel, Moskë, Pekin dhe Uashington.

Gjatë kësaj jave ka patur dhe arrestime të tjera në një sërë qytetesh të Turqisë, përgjithësisht të zyrtarëve të administratës dhe të punonjësve të policisë, në kuadrin e hetimeve të pareshtura mbi këtë lëvizje.

Kompania Koza İpek Holding u është nënshtruar po ashtu pandërprerë kontrolleve policore për shkak të lidhjeve me lëvizjen Gylen, dhe prej 26 tetorit për të është caktuar një administrator shtetëror. /tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button