Mediat duhet ta njohin profilimin

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Profilimi racor, gjinor, etnik ,fetar ose i ndonjë lloji tjetër, që rrënjët i ka në ndonjërën nga bazat e mundshme për diksriminim, paraqet praktikë që mund të jetë shumë e rrezikshme për praktikimin e barabartë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

2655963633_f23f58a377_z

Fushatë kundër profilimit etnik – Parlamenti Evropian, Strasburg, viti 2009, Foto: Jyotaro

 

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, ?ksperte për të drejtat e njeriut

 

Sipas definicionit, profilimi do të thotë përdorim i disa karakteristikave ose formave të sjelljes dhe të veprimit, me qëllim të gjeneralizimit, vlerësimit të përgjithësuar për ndonjë person të caktuar. Nga njëra anë e profilimiz është individi që vendoset në një kornizë të caktuar, ndërsa nga ana tjetër është ai që e definon sjelljen vetjake ndaj atij individi, pikërisht duke u bazuar në kornizën në të cilën është vendosur.

Vetëvetiu profilimin nuk mund ta quajmë si diçka pozitive ose negative, përveç kur e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me etiketimin dhe/ose stigmatizimin. Mirëpo, që të bëhet përgjithësimi i nevojshëm dhe i paevitueshëm, po aq edhe simplifikimi (thjeshtësimi) i nevojshëm dhe i paevitueshëm, e që shpesh bazohet në stereotipe, që pastaj e hap derën e paragjykimeve dhe të diskriminimit ose të gjuhës së urrejtjes. Profilimi racor, gjinor, etnik, fetar ose i ndonjë lloji tjetrë, që rrënjët i ka në ndonjërin nga llojet e mundshme të diskriminimit, paraqet praktikë e cila mund të jetë shumë e rrezikshme për praktikimin e barabartë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Praktikë e rrezikshme

Profilimi shpesh përdoret nga policia si vegël e thjeshtësuar për përcaktimin e probabiliteit që ndonjë njeri të jetë i përfshirë në aktivitete ilegale/kundërligjore. Ky lloj i profilimit në praktikë mund të nënkuptojë një mundësi disproporcionalisht më të madhe që ndonjë pjesëtar i ndonjë grupi të njerëzve t’i nënshtrohet hetimit dhe përdorimit të mjeteve të dhunshme, qëndrimit armiqësor të organeve të drejtësisë dhe dënimit, ose të paktën indiferencës së publikut. Të parat që janë në shënjestër të praktikave të këtilla janë supozimi i pafajësisë dhe babarësia para ligjit.

Për shmebull, shprehja “e rrahën të pafajshëm”, në vete përmban vendosjen e një njeriu të caktuar në kategorinë e njerëzve të pafajshëm që nuk duhet të rrihen. Kjo çon në përfundimin se ata që kanë faj mund të rrihen, gjegjësisht, publiku do ta pranojë rrahjen e tyre nga ana e policisë, për shembull, nëse bëhet fjalë për ndonjë njeri që ka faj. Kjo pastaj mund të çojë deri te ajo që, për ta arsyetuar veprimin kundërligjor (rrahjen), policia duhet vetëm ta paraqesë dikë si fajtor, gjegjësisht të krijojë profil të njeriut që nuk do ta ketë simpatinë e publikut.

Për arritjen e këtij qëllimi, policisë i duhen mediat. Njëra nga praktikat më të shpeshta të policisë është që në komunikimin me mediat të shpalosin të dhëna që ose janë pjesë e dosjes ekzistuese të të dyshuarit ose shumë vështirë mund të verifikohen, mirëpo, krijojnë pasqyrë negative për atë njeri.

 

Media interesante ose korrekte (fer)

Mediat kanë detyrë të rëndë që përkundër sfidës që të jenë interesante, ekstravagante ose shokuese, ta kufizojnë publikimin e këtij lloji të të dhënave ose së paku ta identifikojnë parregullsinë te organi që i ka dhënë ato.

Shembulli më i shpeshtë i profilimit policor, të cilin mediat e shumëfishojnë përmbahet në shprehjen “I denoncuari është i njohur si autor i veprave penale…“, ose “Përndryshe, ?.I. është i njohur për shërbimin që më parë, dhe SPB-ja e Kumanovës ka ngritur ndaj tij padi penale…“. Në këtë mënyrë arrihen dy qëllime:

  • E para, policia , fiton kredi për shkak të luftës ndaj krimit; dhe
  • E dyta, publiku është në anën e policisë, e jo në anën e njeriut i cili është objekt i veprimit të policisë.

Për shmebull, edhe titulli “Policia arrestoi një kriminel të njohur në Shkup“, edhe përmbajtja janë përplot me të dhëna që krijojnë një profil të caktuar për njeriun i cili një kohë të gjatë merret me tregti me drogë dhe “është i njohur si autor i më tepër veprave penale: “vrasje”, “vjedhje”, “vjedhje të rënda”, “sulm ndaj personit zyrtar” etj.”

Formë e ngjashme e profilimit mund të shihet edhe në storjen me titull “Padi penale për vjedhje të rëndë për tre shkupjanë“. Me qëllim që të vërtetohet puna pozitive e policisë dhe që të minimizohet mundësia për parashtrimin e pyetjeve në lidhje me procedurat dhe respektimin e ligjeve nga an? e policisë, publikut i bëhet me dije se të dyshuarit:

“javën a kaluar kanë kryer edhe një vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Konhresi i Rilit”. Nga shtëpia kanë marrë një kompjuter laptop, një kuti prej druri dhe një prej metali ku ka pasur një orë dore të markës “Casio” dhe bizhuteri.”, gjegjësisht,

“Personat D.?., ?.K. dhe Xh.R. janë të njohur për policinë edhe për vepra të tjera penale. MPB-ja e Shkupit punon në zbardhjen e veprave të tjera që janë kryer nga këta autorë.”

Më karakteristike është storja me titull “Zbulohet repart për paketimin e drogës në Tetovë“ ku është dhënë informata se:

“Policia e Tetovës e arrestoi 54 vjeçarin Nashid B. nga Tetova, i cili për policinë është i njohur edhe më parë, si autor i veprave të ndryshme penale.”

 

A është drogë, apo “materie në formë pluhuri”?

Profilimi i këtillë i të dyshuarit, duhet ta tërheqë vëmendjen e publikut nga fakti se në shtëpinë e të dyshuarit është zbuluar “një materie në formë pluhuri” e cila duhet të dërgohet për ekspertizë (që të vërtetohet se a bëhet fjalë për drogë ose jo), qese të zbrazëta, dhe peshore digjitale (përndryshe pothuajse nuk ka shtëpi që nuk ka “materie në formë pluhuri”, qese të zbrazëta dhe peshore, sikur edhe të mos jetë “digjitale”). Fakti që sipas policisë bëhet fjalë për “kriminel të njohur”, e arsyeton edhe aksionin edhe procedurën edhe publikimin e të dhënave edhe posedimin e materies në formë pluhuri, qeset e zbrazëta dhe peshoren digjitale shndërron në ekzistim të repartit për paketim të drogës.

Me aktin e profilimit, e cili pastaj shpërndahet nga ana e mediave, zvogëlohet mundësia që publiku të parashtrojë pyetje:

  • A bëhet fjalë me të vërtetë për njeri që merret me tregti të drogës ose bëhet fjalë për njeri që ështi i varur nga droga dhe që ka pasur drogë për përdorim personal?
  • A është realizuar aksioni policor në përputhje me ligjet dhe dispozitat?
  • Me çfarë të drejte publikohen të dhënat nga dosja e dikujt, të cilat, sipas ligjit, do të duhej të ishin të mbrojtura?
  • Personi i lartëpërmendur a është dënuar për veprat e përmendura/tjera ose ka qenë vetëm i dyshuar ose i paditur, e pastaj, ndoshta është liruar nga përgjegjësia?
  • A nuk paraqet shpifje publikimi i të gjitha këtyre të dhënave?

 

(Vazhdon)

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button