Mësimdhënësit shqiptarë nuk trajtohen njëjtë si ata maqedonas

Dhjetë profesorë të Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” nuk kanë marrë paga mujore prej 14 muajsh pasi që atyre nuk u është rregulluar statusi i punësimit. Nga drejtoria e kësaj shkolle informuan se 6 profesor nuk janë paguar prej 14 muajsh, kurse 4 të tjerë prej shtatorit të këtij viti.

Profesorët dhe prindërit e nxënësve nuk donin të prononcoheshin publikisht lidhur me këtë problem mirëpo thonë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu.

“Jemi të informuar lidhur me gjendjen e profesorëve dhe kemi informacion se disa prej tyre edhe do te largohen por shpresojmë që do të rregullohet pasi bëhet fjalë për një numër mjaft të madh të profesorëve dhe nuk mund të funksionojë zhvillimi i mësimit pa ta”, thonë nxënësit e kësaj shkolle, ndërkaq prindërit do të presin deri të hënën të shohin se çfarë do të ndodh dhe më pas vendosin se çfarë do të ndërmarrin.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për Portalb thonë se ky problem po shqyrtohet dhe se i njëjti së shpejti pritet të rregullohet.

Përveç se profesorët nuk paguhen, gjithashtu në Maqedoni ka mjaft raste edhe të funksionimit të paraleleve të stërngaruara dhe atyre me maksimum 10 nxënës me ç’rast mësimdhënësit paguhet njëjtë.

Rast të ngjashëm kemi në Kumanovë ku vetë kryetari i LASH-it, Samet Jahiji është dëshmitarë se paralelet shqipe janë të stërngarkuara dhe nuk ndahen kinse nuk ka fonde dhe para për të punësuar mësimdhënës të ri, kurse paralelet maqedonase funksionojnë madje edhe me nga dy nxënës.

“Kam punuar në pesë shkolla të Kumanovës, ku disa prej tyre edhe kanë qenë të përziera, do me thënë ka pasur nxënës shqiptarë dhe maqedonas, dhe pot ë bësh një krahasim, kushtet kanë qenë të mjerueshme për shqiptarët. Shqiptarët si zakonisht edhe ne shkollat e pastra shqipe dhe në të përziera janë nga 40 në një klasë, kurse ka pas raste që vet kam qenë dëshmitar që një paralele maqedonase ka funksionuar me vetëm dy nxënës”, tha për Portalb Jahiji.

Gjithashtu edhe në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit në Shkup, vetë prindërit investuan në rregullimin dhe ndarjen e paraleleve si dhe për një kohë ata paguanin mësimdhënësit për ato paralele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button