Vallja e fundit e banorëve dhe kryetarit Bejta në rrugën me gropa

Pas më shumë se pesëdhjetë viteve, do të rregullohen disa pjesë të rrugës në lagjen “Toskallari”, në rrugën e “Dibrës”, përballë ish fabrikës “Silika”, në afërsi xhamisë së Kadrit. 

Në shenjë falënderimi banorët e kësaj rruge kanë pritur kryetarin e  komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me tupana.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se qytetarët e kësaj lagje e shprehen shqetësimin për këtë rrugë  edhe gjatë zgjedhjeve edhe pas tyre. 

“Unë erdha këtu dhe pash se këtu i kemi kushtet e mira, kanalizimi për ujërat e zeza është në rregull. Prandaj, vendosëm që këtë rrugë ta shtrojmë me pllaka bekatoni për shkak se bëhet fjalë për rrugë të ngushtë, sikur të ishte kjo rrugë më e gjerë do ta bënim me asfalt. Distanca e rrugës është mbi 1500 metra dhe do të kushtoje 25 deri 30 mijë euro. Besoj se brenda një muajve nëse na mban koha do të përfundojnë punët në këtë rrugë”, tha kryetari Bejta. 

“Banorët e lagjes një kohë të gjatë ka pritur për ndërtimin e rrugës. Takimin e parë që e kemi pasur me kryetarin aktual, tregoi një mirëkuptim të madh dhe na premtoi se shumë shpejtë do të ndërtohet rruga. Sot për lagjen tonë është një ditë e veçantë”, tha njëri nga banorët. 

Lajme të ngjashme

Back to top button