PSG me strategji të re për Ronaldon

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague është i sigurt se Paris Saint-Germain ka një strategji të qartë për të tentuar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Jam i bindur se ekziston një strategji për transferimin e tij gjatë vitit të ardhshëm. Po, në sytë e mi PSG e kërkon dhe ëndrra e tij për rikthim në Old Trafford është e udhëhequr nga zemra, por nuk jam i sigurt se edhe nga koka”, u shpreh ai për “Sky Sports”.

“Përfaqësuesit e tij preferojnë transferimin e tij në PSG dhe Ronaldo u soll gjatë ndeshjes kundër PSG-së në mesjavë sikur nuk është kundër kësaj ideje”, theksoi Balague.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button