Dokumentet ndërkombëtare analizohen dhe shfrytëzohen

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Mediat në Republikën e Maqedonisë shumë pak dhe në mënyrë krejtësisht joadekuate i shfrytëzojnë përmbajtjet e dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Maqedoninë. 

?????? ??????? ?? ????????????? ??????????? ?? ???????? ????? ?? ???, ????: ?????????????? ?????????? ?? ???????? ???????, ????? ????????, ??????? 1949

Elenor Ruzvelt me Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të OKB-së, Foto: Biblioteka presidenciale e Frenklin Ruzveltit, autori i panjohur, nëntor 1949

 

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska?ksperte për të drejtat e njeriut

 

Për shkallën aktuale të zhvillimit të një shoqërie me rëndësi shumë të madhe është raporti i saj me bashkësinë ndërkombëtare. Aktet që i sjellin strukturat ndërkombëtare për ndonjë shtet të caktuar, e pasqyrojnë perceptimin që e kanë vendet e tjera për të, shërben si orientues për marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe si mekanizëm i jashtëm kontrollues për atë që ndodh brenda në vend.

Në kushte kur një shtet gjendet në proces të asocimit drejt një bashkësie me më shumë shtet që nënkupton harmonizimin e të drejtës dhe të praktikës me sistemin e ndërtuar të asaj bashkësie, kontrolli ndërkombëtar fiton rëndësi edhe më të madhe.

Dokumentet e strukturave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me shtetin, mund të jenë burim për shumë njohuri për mediat, bazë për analizë të mëtutjeshme dhe kryqëzim me të dhëna dhe njohuri të tjera për qëndrimet dhe aktivitetet e pushtetit. Këto dokumente mund t’u shërbejnë mediave edhe për formulimin e pyetjeve që i parashtrohen pushtetit.

Mediat në Republikën e Maqedonisë shumë pak dhe në mënyrë krejtësisht joadekuate i shfrytëzojnë përmbajtjet e dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Jo rrallë i jepet hapësirë e madhe perceptimeve me ngjyrë politike në “think-tank”-eve gjoja shkencore ose eksperte, ndërsa mendimet e organizatave politike ndërkombëtare me renome të jashtëzakonshme ose margjinalizohen ose përmenden duke i përcjellë deklaratat krejtësisht joadekuate të politikanëve të Maqedonisë. Si shembull mund të merret R?zoluta e fundit e Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (Dok. 13227) që është miratuar më 7.06.2013.

Ç’është ajo që e përcollën mediat e Maqedonisë në lidhje me këtë rezolutë? Ç’është ajo që nuk e përcollën? Dhe, ç’është ajo që duheshte ta bëjnë me qëllim që të shfrytëzohet plotësisht përmbajtja që e ofron Rezoluta e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës?

Ajo që është e përbashkët për të gjithë është se asnjë medie në botimin e saj elektronik nuk ofroi link deri te teksti i rezolutës. Ky është një problem që në mënyrë të vazhdueshme paraqitet në mediat e Maqedonisë dhe më shpesh është i lidhur ose me faktin se as vetë mediat nuk i bazojnë raportimet e tyre në tekstin origjinal të dokumentit që është pyetje, ose nuk duan që publiku ta shohë njëanshmërinë e raportimit me atë që do të ketë mundësi ta shohë dokumentin origjinal.

 

Këshilli i Evropës hap zyrë në Maqedoni

1. Një numër i madh i mediave, informatën për rezolutën e miratuar e përcolën me titullin: Këshilli i Evropës hap zyrë në Shkup. Në raportimin e këtyre mediave, theksi është vënë në njërin nga rekomandimet e dhëna në Rezolutë – hapja e zyrës së Këshillit të Evropës në Republikën e Maqedonisë.

Në disa prej tyre është përcjellë deklarata e kryetarit të Kuvendit parlamentar, Zhan Klod – Minjon:

“Ajo nuk është zyrë për mbikëqyrjen e vendit, ajo është zyrë për punë me BE-në që të përpiqemi të zhvillojmë projekte për bashkëpunim, siç kemi në Beograd dhe në vendet e tjera dhe të cilat punojnë jashtëzakonisht mirë“,

gjegjësisht, „KPKE-ja do të hapë zyrë në vend me qëllim që ta lehtësojë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.” Në pjesën më të madhe të këtyre mediave, hapja e zyrës është vendosur në kontekst pozitiv dhe është paraqitur si hap përpara drejt asocimit të Maqedonisë në BE, gjegjësisht hapja e zyrës sqarohet me nevojën “për t’i koordinuar aktivitetet e Këshillit të Evropës që kanë për qëllim t’i ndihmojnë Maqedonisë t’i përmbushë detyrimet ndaj organizatës më të vjetër mbarëevropiane.“

Hapja e zyrës së Këshillit të Evropës në Republikën e Maqedonisë është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në rezolutën e miratuar, mirëpo assesi nuk është elementi më i rëndësishëm dhe gjithsesi jo pozitiv. Çdo redukim i rezolutës vetëm në hapjen e zyrës së Këshillit të Evropës në Maqedoni, paraqet një lloj dezinformimi të publikut dhe tërheqje e vëmendjes nga vërejtje dhe rekomanimet kyçe që gjenden në Rezolutë.

Ajo që mungon në raportimin mediatik është analiza e vetë idesë/rekomandimit për hapjen e zyrës së Këshillit të Evropës në Maqedoni dhe kërkimi i përgjigjes për disa pyetje kryesore:

  • Cili është mandati i zyrave të këtilla të Këshillit të Evropës në botë, gjegjësisht, në cilat raste zakonisht hapen ato?
  • Për çfarë përparimi në realizimin e reformave bëhet fjalë me rihapjen e zyrës nëse merret parasysh fakti se herën e parë një zyrë e ngjashme është hapur me qëllim të fillimit të proceseve reformuese në Maqedoni, që gradualisht të kalojë në zyrë për informim, dhe në vitin 2010 të mbyllet me sqarimin se nuk ka nevojë për një zyrë të këtillë në këtë shkallë të zhvillimit të procesit të asocimit në BE?
  • Si sqarohet fakti se zyra të Këshillit të Evropës ka në vende që kanë probleme të hapura me realizimin e proceseve demokratike dhe sundimin e të drejtës (si: ?zerbejxhan, Moldavi, Ukrainë, Rusi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gruzi, Serbi, Ermeni).

Vetëm vënia e kësaj informate në një kontekst të këtillë mund të japë përgjigje në pyetjen se çfarë porosie i dërgohet Maqedonisë me hapjen e zyrës dhe çka tregon kjo për proceset reformuese në Maqedoni.

 

Përmbajtja komplekse e Rezolutës

2. Një pjesë e vogël e mediave (ose në hapësirë shumë të vogël) u përpoqën të japin një pasqyrë pak më të gjerë të përmabjtjes së Rezolutës.

Raportim më i madh dhe më kompleks është bërë në portalin”Javnost”, ku, në mes tjerash konstatohet edhe kritika që është bërë në rezolutë. Në artikullin me titul “Kritika të ashpra nga Këshilli i Evropës për Maqedoninë”, janë dhënë një pjesë e vërejtjeve dhe rekomandimeve që gjenden në Rezolutë. (Teksti i njëjtë u publikua në tërësi edhe nga portali “Libertas”.)

Vetëm në disa media të tjera (Plusinfo, Lokalno, ?V Telma, Nova Makedonija, Faktor), por shumë më shkurt, poashtu janë publikuar vërejtjet dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës që gjenden në këtë rezolutë.

Numri më i madh i mediave mjaftohen me një tekst pothuajse identik që bazohet në informatën e raportuar nga ana e MIA-s (TV SiteliRepublika, TV Kanal5, Inpress, TV Telma). Një pjesë e këtyre mediave një lajmërimet e mëvonshme përpiqe pjesërisht ta zgjerojnë këtë informatë.

 

Rezoluta (nuk) është pozitive

3. Në një numër të madh mediash, raporti është paraqitur si pozitiv. E para, një fjali përsëritet te numri më i madh i mediave “Sipas tekstit të miratuar, Maqedonia ka arritur përparim në pesë vitet e kaluara, por ajo duhet edhe më tej të punojë për zbatimin e plotë të reformave, Marrëveshjes kornizë të Ohrit, në gjyqësi, luftën kundër korruptimit, përforcimin e lirisë së mediave”. Në disa media të tjera potencohet se “…në mënyrë të qartë theksohet se Maqedonia duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se vendi i saj është në strukturat euroatlantike”.

As deklarata e parë as e dyta nuk përputhen plotësisht me tekstin e rezolutës dhe porositë që me të i dërgohen Maqedonisë.

Në një pjesë të mediave përdoret metoda e paraqitjes së pabalancuar të aspekteve pozitive (sipas tyre dominante) në krahasim me ato negative (sipas tyre më të pakta) të raportit ose madje edhe paraqitja jo e vërtetë në mënyrë të hapur e pjesëve të raportit. Për shembull, në portalin Kurir thuhet se ”veçanërisht pozitive është pjesa për problemin me emrin ku faji i hudhet palës greke”. Kjo nga njëra anë paraqet manipulim me publikun se rezoluta është pozitive (që vërtetohet me fjalinë “Në raport janë përfshirë segmenet”, që shkakton mendim të rrejshëm për gjoja qasjen pozitive, ose së paku, neutrale të Rezolutës ndaj këtyre segmenteve), ndërsa nga ana tjetër fsheh një element kyç që ndërlidhet me përfundimin e mësipërm – nevojën që Maqedonia të zhvillojë marrëdhënie konstruktive me vendet fqinje.

E ngjashme është edhe mënyra e prezantimit të raportit nga ana e ?V Sitelit, ku përmenden:

  • Porositë që i janë dhënë Greqisë – “Këshilli i Evropës pret nga Greqia të tregojë fleksibilitet në zgjidhjen e çështjes së emrit” (megjithatë, për dallim nga TV Siteli, në tekst në vend të fjalës “pret” thuhet “shpreson” që në dokumente të këtilla paraqet dallim të madh);
  • Rekomandime për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në – “qartë thuhet se Maqedonia duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se vendi i saj është në strukturat euroatlantike.” (nuk është “qartë thuhet“; por është “keqardhje që procesi është ngadalësuar”…)

(Vazhdon…)

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button