Volers, Nimic ka bërë mirë që është konsultuar me kancelaren Merkel

Ambasadori amerikan Pol Volers duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth qëndrimit të ambasadës amerikane për bisedimet mes ndërmjetësit për emrin Metju Nimic dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se përkrah procesin dhe është mirë që Nimic konsultohet me Merkelin. 

“Kemi thënë se përkrahim procesin dhe nën udhëheqjen e Kombeve të bashkuara dhe bisedimeve veç e veç të ambasadorit Nimic me palët në kontest. 

Gjermania është shtet i rëndësishëm në Evropë, ashtu që nëse ambasadori Nimic konsultohet me kancelaren Merkel, kjo është mirë. Nuk e di përmbajtjen e bisedimeve, por i sigurt jam se e ka njoftuar me pozicionet e dy palëve në kontest”, ka thënë Volers.

Lajme të ngjashme

Back to top button