Pa analizë të dokumenteve ndërkombëtare edhe mediat bëhen pjesë e manipulimit

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Në mungesë të analizës, të transmetimit kompleks, të gërshetimit me situatën reale në Republikën e Maqedonisë, në mungesë të zbulimit të kontradiktave të deklaratave të dhëna, si dhe në mungesë të pyetjeve të gazetarëve, mediat bëhen pjesë e manipulimit të publikut.

 

 

(Kjo është analiza e dytë e prof. dr. Mirjana Najçevskës për përdorimin e dokumenteve ndërkombëtare nga ana e gazetarëve. Si shembull është marrë Rezoluta e fundit e Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (Dok. 13227) e miratuar më 7.06.2013. ?Pjesa e parë me titull “Dokumentet ndërkombëtare analizohen dhe shfrytëzohen” mund ta gjeni këtu.) 

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, ?ksperte për të drejtat e njeriut

 

?nalizë, analizë, analizë

4. Elementi më problematik gjatë përcjelljes së ndonjë informate në media për raportin e miratuar paraqet mungesa e analizës dhe zbulimi i kontradikatve në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit në lidhje me raportin dhe përmbajtjen e tij.

Disa media që në titull “Delegacioni maqedonas pozivtisht e vlerëson raportin e KPKE-së” mbeten vetëm te reagimi i delegacionit maqedonas dhe veçanërisht te qëndrimi i delegatit Aleksandar Nikollovski (24Vesti, ?V Kanal5, ?akfaks, Primetime, … ).

Në një pjesë të mediave është përcjellë informata se:

“Shefi i delegacionit maqedonas në Kuvendin parlamentar të KE-së, deputeti Aleksandar Nikollovski, sikurse dhe anëtarët e tjerë të delegacionit që marrin pjesë në debat, Igor Ivanovski, Ermira Mehmeti Devaja, shprehën kënaqësi nga raporti dhe thanë se ai është real, me ç’rast çdonjëri prej tyre i shprehu pikëpamjet e tij për situatën.”

Me titullin “Delegacioni i Kuvendit të Maqedonis në Strazburg pozitivisht e vlerësob raportin e KPKE-së” është dhënë deklarata e Aleksandar Nikollovskit për MIA-n, sipas të cilës:

“Kemi me të vërtetë raport pozitiv, i cili realisht i pasqyron gjendjet në Republikën e Maqedonisë dhe ai ofron një pasqyrë të plotë për të”,

se

“Ai konsideron se ky raport duhet të paraqesë udhërrëfim të mirë për atë se si duhet të sillen edhe BE-ja edhe institucionet evropiane dhe si duhet ë sillet Greqia.”

(Në Raport, praktikisht thuhet vetëm se ka shpresë se Greqia do të sillet në mënyrë më fleksibile).

Megjithatë, kulmi është se:

“Nikolloski poashtu ka theksuar se e përkrah raportin për shkak se në të thuhet se janë duke u bërë reforma serioze në drejtim të përforcimit të sundimit të së drejtës, në administratën publik implementohet punësimi i bazuar në merita, ka luftë të fuqishme kundër korruptimit, u implementua dekriminalizimi i shpifjes, me implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni”.

Më problematik është raportimi i MAKFAKS-it, ku është dhënë teksti integral i fjalimit të Aleksandar Nikollovskit, pa asnjë pyetje, pa asnjë analizë ose problematizim të deklaratave të dhëna.

Mbeten të paparashtruara pyetje:

– Për kontradiktat në deklaratat e anëtarëve të delegacionit dhe kuptimit krejtësisht të kundërt të përmbajtjes së rezolutës (për shembull, deklarata e Igor Ivanovski sipas të cilit

“Në të janë shënuar një numër i madh vërejtjesh dhe kritikash serioze për shumë fusha në Republikën e Maqedonisë. Maqedonia mbetet edhe më tej nën monitoringun e Këshillit të Evropës, ndërsa Këshilli i Evropës, do ta rrisë praninë e tij duke hapur zyrë në Shkup që duhet t’i ndihmojë vendit, mu në ndryshimin e një numri të madh të vërejtjeve dhe problemeve në fushat që janë të rëndësishme për qytetarët”);

– Për atë se ku bazohet deklarata e Nikollovskit se kjo është një rezolutë shumë pozitive (cili është raporti ndërmjet elementeve pozitive dhe atyre negative në të)?;

– A mund të kërkohet përgjegjësi për përfundimet negative që gjenden në rezolutë;

– Cilat janë masat konkrete të cilat pushteti ka ndërmend t’i marrë në përputhje me përfundimet dhe rekomandimet e dhëna?

 

Shfrytëzimi i akteve

5. Çka nuk transmetuan, nuk sqaruan, nuk analizuan dhe nuk e shfrytëzuan më tej në komunikimin me pushtetin, në prezantimin e ngjarjeve të caktuara në Maqedoni dhe në realizimin e rolit kontrollues që duhet ta kenë mediat, nga Rezoluta e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës numri më i madh (e në disa segmente absolutisht të gjitha) mediat në Republikën e Maqedonisë:

– Se duhet të fillojnë (jo të vazhdojnë, jo të zhvillohen më tutje, por të inicohen për herë të parë) politika inkluzive me të cilat do të tejkalohet ndarja e shoqërisë në vija politike dhe etnike (kjo do të thotë se shoqëria është e ndarë në vija politike dhe etnike dhe se nuk ka politika që e trajtojnë këtë problem);

– Se Këshilli i Evropës shpreh keqardhje për shkak të vazhdimit të ekzistimit të arsimit të segreguar sipas vijave etnike për shkak se kjo e zvogëlon kohezionin e gjeneratave të ardhshme(kjo do të thotë se pushteti mundëson shkolla të ndara në Maqedoni, në të ccilat do të krijohen gjenerata që nuk janë të afta të jetojnë dhe të punojnë së bashku për shkak të përkatësisë së ndryshme etnike);

– E ndërlidhur me çështjen e mësipërme është kërkesa që faktorët politikë dhe shoqërorë të pëmbahen nga përdorimi i retoriksë nacionaliste (kjo do të th?të se në këtë moment ka shumë faktorë që e përdorin këtë retorikë);

– Se ka nevojë për zbatim urgjent të regjistrimit të popullatës (kjo do të thotë se pushteti i shmanget realizimit të regjistrimit të popullatës);

– Se autoritetet e Maqedonisë duhe të garantojnë liri të plotë të mediave, veçanërisht kur kihet parasysh dobësia e sektorit mediatik, varshmëria e mediave nga reklamimi publik, standardet e pamjaftueshme profesionale(kjo do të thotë se në këtë moment nuk ka liri të plotë të mediave, ndërsa mediat janë të varuar dhe të keqpërdorura edhe nga pushteti edhe nga partitë politike);

– Depolitizimi i jetës publike është sfidë e madhe (kjo do të thotë se në këtë moment ka politizim të jetës publike);

– Se duhet të përforcohen përpjekjet e pushtetit për vendosje të sistemit të bazuar në merita dhe kritere transparenet gjatë zgjdhjes dhe emërimit (kjo do të thotë se në këtë moment zgjedhja dhe emërimi i nëpunësve dhe funksionarëve shtetërorë nuk bëhet sipas meritave dhe në bazë të kritereve të përcaktuara më parë, e as në një procedurë transparente);

– Se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësi kryesore për vendosjen e dialogut me të gjitha segmentet e shoqërisë dhe partitë politike (kjo do të thotë se nuk guxon t’i hidhet përgjegjësia opozitës);

– Se nevojitet punë e mëtutjeshme që të sigurohet pavarësia dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor, gjegjësisht, autoritete e Maqedonisë duhet të krijojnë kushte për krijimin e sistemit joselektiv të drejtësisë (kjo do të thotë se gjyqet dhe prokuroritë publike punojnë në dobi të atyre që janë në pushtet, ndërsa të gjitha pjesët e sistemit gjyqësor, duke e përfshirë edhe policinë, janë selektive në zbatimin e ligjeve);

– Se pjesë e marrëveshjes së 1 marsit është ndryshimi i legjislacionit zgjedhor në bazë të rekomandimeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venedikut, ndërsa ndryshime të posaçme me të cilat do të trajtohen problemet që kanë të bëjnë me mjegullimin e kufirit ndërmjet shtetit dhe partisë, si dhe përforcim të mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e administratës nga presionet dhe kërcënimet gjatë zgjedhjeve (kjo do të thotë se ka përzierje të partisë në pushtet dhe shtetit, se administrata keqpërdoret gjatë zgjedhjeve dhe se pa mos u ndryshuar kodi zgjedhor do të ballafaqoheshim me të njëjtat vërejtje sikurse ato për legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2011);

– Se janë të brengosur për ligjin kontraverz për lustrim dhe kërkojnë zbatim të vendimit  tël Gjykatës Kushtetuese (kjo do të thotë se ligji aktual nuk siguron mënyrë demokratike për veprim dhe mund të shfrytëzohet në kundërshtim me idenë për lustrim të Këshillit të Evropës, si dhe se nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese);

– Se lufta kundër diskriminimit duhet të zhvillohet edhe sa i përket diskriminimit në bazë të orientimit seksual (kjo do të thotë se jo vetëm që nuk duhet të miratohen ligje me të cilat do të rrezikohet barazaia e njerëzve me orientim të ndryshëm seksual, por se duhet të miratohen ligje dhe të zbatohen politika me të cilat do të sigurohet barazi më e madhe);

– Se Këshilli i Evropës është i brengosur për masat të cilat Maqedonia i përdor për ballafaqim me kërkuesit “e rrejshëm” të azilit, për shkak se e drejta e njerëzve për ta lëshuar shtetin e tyre është e drejtë e njeriut e garantuar me nenin 2 të Protokollit 4 të KEDNJ dhe të Këshillit të Evropës (?kjo do të thotë se Maqedonia e shkel KEDNJ-në me pengimin e njerëzve për ta lëshuar vendin);

– se Këshilli i Evropës seriozisht dyshon se Republika e Maqedonisë ka stabilitet politik që të mund t’i zbatojë reformat e nevojshme dhe se duhet të përkrahet në konsolidimin e demokracisë (kjo do të thotë se ka proces të luhatjes së demokracisë dhe se Maqedonia nuk ka forcë që vetë, pa ndihmë nga jashtë, t’i bëjë ndryshimet e duhura me të cilat do të vendoseshin standardet evropiane).

Secili nga segmentet e mësipërme mund të shfrytëzohet për formulimin e pyetjeve përkatëse ndaj bartësve të pushtetit, si kornizë për një analizë të ardhme të normativit dhe të praktikës së përfshirë dhe si vegël në realizimin e rolit kontrollues të mediave.

Në mungesë të analizës, të transmetimit kompleks, të gërshetimit me situatën reale në Republikën e Maqedonisë, në mungesë të zbulimit të kontradiktave në deklaratat e dhëna në lidhje me rezolutën (veçanërisht me deklaratat e bartësve të pushtetit), si dhe në mungesë të pyetjeve gazetareske të formuluara në bazë të vërejtjeve dhe rekomandimeve të mësipërme (dhe të parashtruara deri te bartësit e pushtetit), mediat bëhen pjesë e manipulimit të publikut.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button