Rektori Ameti, vëzhguam falsifikatorin e diplomave gati një vit

Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, në konferencën e sotme për media, ka shprehur keqardhjen për falsifikimin e diplomave të këtij Universiteti, nga një person i pandërgjegjshëm. Ai, sqaroi se kjo dukuri ka qenë nën vëzhgimin e këtij institucioni, deri sa kërkuan bashkëpunimin e policisë, për arrestimin e personit.

“Përmes kësaj deklarate për shtyp, dëshirojmë ta njoftojmë mbarë opinionin publik, se Universiteti Shtetëror i Tetovës, ka arritur të detektojë falsifikimin e diplomave, respektivisht të certifikatave të diplomave me siglën e falsifikuar të Fakultetit të mjekësisë, të cilat kryesisht mbajnë emra të shtetasve italianë”, deklaroi para mediave e rektorit të USHT-së, Vullnet Ahmeti. 

Ai, tha se, gati për një vit të tërë kemi vëzhguar situatën në terren dhe pasi u shqyrtuan të gjitha indikacionet dhe u grumbulluan dëshmitë e nevojshme, u njoftuan organet e Punëve të Brendshme, sektori i Tetovës, të cilat e hetuan më tej rastin dhe ditën e djeshme e vunë në pranga personin e dyshuar, i cili në shtëpinë e tij rezulton të ketë ngritur një punëtori për kryerjen e kësaj vepre penale. 

Vulllnet Ahmeti, tha se “shprehim keqardhjen tonë të thellë, që një person i pandërgjegjshëm ka ndërmarrë një veprim kaq të shëmtuar për përfitime personale, pa marrë në konsideratë faktin se Universiteti Shtetëror i Tetovës është themeluar me gjak dhe ka funksionuar në kushte jashtëzakonisht të rënda, dhe për më tepër, kur ky është institucioni i vetëm i arsimimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë”.
Rektori Ahmeti,  falënderoi policinë për, bashkëpunimin dhe për vënien nën pranga të falsifikatorit të diplomave të USHT-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button