Si t’i gjeni lajmet që janë “humbur” në internet?

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Ky leksion gazetaresk tregon se si me ndihmën e Google-it, arkivit të Time.mk dhe archive.org mund të shihen përmbajtje që më nuk gjenden në ueb-faqet ku janë publikuar fillimisht.

 

arhiva

 

Shkruan: Filip Stojanovski, informatikan, koordinator programor në Fondacion programor

 

Ka situata kur është me interes publik të gjenden përmbajtje që janë publikuar në internet, e pastaj janë tërhequr. Ky leksion gazetaresk tregon se si me ndihmën e Google-it, arkivit të Time.mk dhe archive.org mund të shihen përmbajtje që tashmë nuk janë në dispozicion në ueb-faqet ku janë publikuar fillimisht.

Transmetimi i informatave nëpërmjet internetit bëhet duke kopjuar prej komjuterit në kompjuter. Kur shfletohet ndonjë ueb-faqe, ajo në fakt kopjohet nga serveri ku është e vendosur, nëpërmjet ofruesit të internetit (provajderit) deri te kompjuteri i shfrytëzuesit (që përfshin dhjetëra dhe qindra kopjime të munshme në mes të ndërmjetësuesve të ndryshëm). Që të “kuptojnë” se çka ka në inernet, kërkuesit bëjnë kopje të interne të faqeve që pastaj i analizojnë. Në gjithë këtë proces ka mundësi të mëdha që edhe diçka që është fshirë pas publikimi të jetë ruajtur. Ka shumë gjasa që ajo që është vënë në internet, të mbetet “atje përgjithmonë”. Ose së paku relativisht gjatë.

Pa marrë paraysh se cili ka qenë motivi i tyre për fshirjen ose ndryshimin e tyre, nga këndvështrimi teknik ka mënyra të ndryshme për heqjen e përmbajtjeve nga interneti:

  • Fshirja e drejtpërdrejtë nga ana e autorëve, redaktorëve, botuesve dhe personave të tjerë që kanë privilegje të administratorit. Kur mundohemi t’i qasemi adresës së këtyre artikujve, fitohet porosia e llojit “faqja e tillë nuk ekziston”;
  • Ndryshimet në bazat e të dhënave ose ndryshimi i softuerit që e menaxhon ueb-faqen. Kur është porositur ndryshimi, ruajtja e funksionalitetit të arkivit të artikujve nuk ka qenë nevojë prioritare. Për shembull: Kanal 5 ka ueb faqe ?që nga viti1999, por lajmet më të vjetra që janë në dispozicion janë nga viti 2003 e këndej;
  • Ndryshimi i domenit ose atributeve të tjera të ueb-faqes. Për shembull prej utrinski.com.mk në utrinski.mk, me ç’rast disa ?rtikuj për momentin nuk janë në dispozicion, edhe pse paraqiten gjatë kërkimit intern;
  • Heqja e gjithë ueb-faqes, siç është rasti me www.a1.com.mk.

Gjetja e lajmit të humbur mund të bazohet në dy mënyra ose kombinimin e tyre. Mënyra e parë është kërkimi me fjalët kyçe që kanë të bëjnë me përmbajtjen e lajmit, veçanërisht nëse e dini titullin ose emrat e njerëzve që paraqiten në lajm. Mënyra e dytë, e cila është shumë më efikase, është në qoftë se e dini adresën e saktë në ueb të lajmit të humbur. Gjithsesi, adresën, gjegjësisht linkun, mund ta gjeni edhe me kërkim paraprak, për shembull, nëpërmjet Google. Për përmbajtjet në gjuhën maqedonase shumë i dobishëm tregohet kërkimi nëpërmjet:

  • agregatorëve si ?ime, Grid, Daily dhe Ping;
  • forumeve, blogeve dhe ueb-faqeve për ruajtjen e linkeve dhe diskutimeve, sikurse ueb-faqja e pensionuar Kajmak;
  • postimeve të vjetra në rrjetet sociale si Twitter ose Facebook.

Google Cache

Në rastin e “keshit” të Google  (Google Cache), fjala “kesh” do të thotë vend ku diçka ruhet përkohësisht. Linke deri te ueb-faqet e këtilla mund të paraqiten në mesin e rezultateve të kërkimit. Siç sqarojnë nga Google:

  • Google e inçizon çdo faqe që e shqyrton gjatë kalimit nëpër ueb dhe e ruan si “back-up” (rezervë) në rast se ueb-faqja origjinale nuk është në dispozicion. Nëse klikoni në linkun e “keshuar” (ang. Cached link) do ta shihni ueb-faqen ashtu siç është dukur në momentin kur e kemi indeksuar. Këtë përmbajtje të ruajtur, Google e shfrytëzon që të vlerësojë se faqja e dhënë a është rezultat relevant i kërkimit tuaj.
  • Kur shfaqet ueb-faqja e ruajtur, në filim ka një kryefaqe (header) që shërben si përkujtim se nuk është e thënë të bëhet fjalë për versionin më të ri/aktual të ueb-faqes. Në paraqitjen e këtillë, termet që përputhen me kërkimin tuaj janë potencuar (me prapavijë të verdhë) që ta shihni më lehtë se pse ueb-faqja është relevante.
  • Linket e këtilla “të keshuara” nuk paraqiten për ueb-faqet që nuk kanë qenë indeksuara, si dhe për ueb-faqet, pronarët e të cilave kanë kërkua që të mos i “keshojmë” përmbajtjet e tyre.

Nëse e keni linkun e drejtpërdrejtë për te ueb-faqja e fshirë ose e ndryshuar, Google ofron edhe një metodë të thjeshtë me të cilën mund ta shihni përmbajtjen që është ruajtur e që ka qenë në atë ueb-adresë. Mjafton që në fushën për kërkim në Google, në fillim ta shkruani parametrin “cache:” seë bashku me adresën e plotë të ueb-faqes (URL) në këtë formë:

cache:http://adresa e saktë e ueb-faqes

Kufizimi: Duhet pasur parasysh se përmbajtjet që ruhen në “keshin” e Google kanë relativisht afat të shkurtër të ruajtjes. Ruhen në afat prej disa javësh. Poashtu, në qoftë se në ndonjë faqe janë bërë ndryshime, shfaqet vetëm versioni i fundit që është inçizuar, e ajo versioni i parë.

20130927 google cache error

?rkivi i Time.mk

Gjetja e përmbajtjeve nga Maqedonia në internet mund të bëhet edhe nëpërmjet seksionit të veçantë “?rhiva” në kuadër të agregatorit Time.mk (time.mk/arhiva). Forma kryesore e agregatorit përfshin mbi 150 ueb-faqe, por ofron sasi të kufizuartë të dhënave për çdo lajm: linkun, titullin, intro,…, por jo edhe tekstet e plota. Kjo është rezultat i asaj për çka shërben kjo ueb-faqe – të orientojë drejt përmbajtjeve origjinale. Përkundër kësaj, pjesa “?rhiva” përmban të dhëna nga 16 ueb- faqe të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë media të rëndësishme dhe Kuvendi, të cilat janë ruajtur si tekste të plota, ku edhe mund të bëhet kërkim nëpër to. Për artikujt që ekzistojnë në ueb-faqet e tyre origjinale, arkivi shërben kërkues klasik dhe orienton drejt tyre. Publikut i ofrohet vetëm teksti, ndërsa fotografitë ose elementet multimediale nuk ruhen.

20130927 time.mk arhiva

Faqe nga Arkivi i Time.mk me tekst nga një ueb-faqe e mbyllur.

Kufizimi: Për dallim nga Google ose agregatori Time.mk, të cilat vazhdimisht kontrollojnë se a ka diçka të re në ueb-faqet të cilat e ndjekin, te arkivi i Time.mk baza mbushet kohë pas kohe, përafërsisht dy herë në vit. Kjo do të thotë se versionet e artikujve që janë të ruajtuar në të janë ato që kanë qenë në dispozicion në ueb-faqet origjinale në momentin e “mbushjes”. Artikujt që kanë qenë të publikuara dhe të kanë humbur para krijimit të arkivit në nëntor të vitit 2012, ose ato që kanë qenë të publikuar dhe janë fshirë ndërmjet dy “mbushjeve” nuk mund të vërehen në bazën e tij të të dhënave.

Arkivi i internetit

Arkivi i internetit (Archive.org) është bibliotekë digjitale joprofitabile misioni i të cilit është “qasja universale deri te gjithë dija”. Ai mundëson ruajtje të përhershme dhe qasje publike pa pagesë deri te përmbledhjet e materialeve digjitale, si ueb-faqe, muzikë, filma dhe rreth tre milionë libra të cilave u ka kaluar afati i të drejtave autoriale. Përveç funksionit arkivor, ajo është edhe organizatë aktiviste që angazhohet për internet të lirë dhe të hapur.

?????????? ???????? ?? ???????? ?? ???????? (Internet Archive)

Ueb-faqja kryesore e Arkivit të internetit (Internet Archive)

Ngjashëm me Google, softueri i Arkivit i quajtur  ”Makina për kthim prapa” (ang. Wayback Machine) nga viti 1996 ka ruajtur disa qindra miliardë ueb-faqe. Në mes tjerash, i arkivon edhe ueb-faqet e shumicës së mediave me ndikim nga Maqedonia. Por, për dallim nga Google, këto përmbajtje që janë ruajtur nuk janë të kërkueshme sipas fjalëve kyçe, por janë në dispozicion vetëm me futjen e adresës së drejtpërdrejtë të faqes që kërkohet.

Ajo që e dallon këtë “Makinë” nga veglat paraprake është se ajo jep mundësi të shihen të gjitha versionet e inçizuara të një ueb-faqeje, që janë në dispozicion sipas datave.

????? Archive.org ???? ?? ?? ????? ??? ?è ????? ?? ?????????? ???????? ?? ???-?????? ?? A1.com.mk ??? ????????.

Nëpërmjet Archive.org mund të ndiqet se çka ka pasur në faqen kryesore të ueb-faqes A1.com.mk gjatë viteve.

Kufizimi: Edhe më interesant është fakti se në rast se hapet ndonjëra nga faqet, në disa raste mund të shfrytëzohen edhe linket që gjenden në to që të shkohet në faqe të tjera të ueb-faqes së njëjtë. Në disa raste janë ruajtur edhe fotografitë ose mund të aktivizohet edhe kodi për animacione. Por, në përgjithësi, Arkivi ruan vetëm përmbajtje të llojit tekst (HTML) dhe fotografi të ndërfutura, e jo edhe video materiale që kanë qenë pjesë përbërëse e ndonjë teksti. Kështu për shembull, mund të lexohen një pjesë e madhe e lajmeve të televizionit A1, por jo në tërësi, për shkak se pjesa tekstuale në shumë raste ka qenë vetëm hyrje e shkurtër që ka pasur për qëllim ta nxisë vizitorin ta shohë video-materialin.

 

Shembulli 1: “Top 10 lajmet më të lexuara…”

 

Asnjë nga linket në artikullin “Top 10 lajmet më të lexuara në Kurir për vitin 2012” nuk funksionon. Në listë gjenden artikuj me fotografi nga të dyshuarit për vrasjen te Liqeni i Smillkovës, pastaj rrahja e Boki 13, kontraverzat sportive, promovimi i tekstit të zgjeruar të “Izlezi momçe” (“Dil djalë”) ose paralajmërimi për mbylljen e Facebook-ut, me ç’rast si më i lexuar është shënuar lajmi për “çudinë” në kishën Shën Dimitri.

Nëse klikohet në cilindo qoftë prej këtyre linkeve, fitohet faqja me tekstin

„404 – ?rtikulli #[numri i shënimit në bazë] nuk u gjet“.

??????? ???????? ?? ?????? ???? ??????? ?? ? ?????????.

Një faqe tipike me porosinë se artikulli nuk është gjetur.

 

Mirëpo, për të gjithë këto artikuj ka kopje të ruajtura në Archive.org (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10) edhe atë në disa “ekzemplarë”.

 

Shembulli 2: “Partitë me zagarë në internet…”

 

Më 5 nëntor 2010, Siteli publikoi një lajm me titull “Partitë me ‘zagarë’ në internet” imponojnë mendime në hapësirën për komente”, që trajton një temë interesante në mënyrë mjaft të balancuar. Për fat të keq, lajmi është hequr dhe nuk paraqitet gjatë shfrytëzimi të kërkuesit intern të ueb-faqes amë. Nëse titulli futet në kërkuesin e Google, fitohen tre gjurmë nga lajmi në Ping, Time.mk, Daily, dhe në forumin Cotle.ca, prej të cilave mund të kuptohet linku origjinal.

?????? (??????) ?? ???????? ????? ???????? ?? archive.org.

Fotografi (kopje) e artikullit të fshirë që është ruajtur në archive.org.

linkun origjinal fitohet porosia në gjuhën angleze se “faqja nuk është gjetur”. Teksti nuk është ruajtur në “keshin” e Google për shkak se ka kaluar mjaft kohë, e poashtu nuk është ruajtur as në arkivin e Time.mk, për shkak se është fshirë para formimit të tij. Por, ka kopje të ruajtura në Archive.org. Megjithatë nuk duket njësoj sikurse në ueb-faqen origjinale, për shkak se disa elemente multimediale nuk janë ruajtur, në mes tjerash edhe ilustrimi dhe formatimi (CSS).

 

***

 

Kur ka nevojë të gjenden të dhëna, për të cilat dikush do të kishte dëshirë të ishin zhdukur nga interneti, më shpesh përdoret kombinim i metodave të ndryshme për kërkim. Duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e jetës së përditshme zhvillohet nëpërmjet internetit, kjo fushë e gazetarisë hulumtuese do të ketë zbatim gjithnjë e më të madh.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button