Si keqpërdoren burimet e informatave në media?

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Edhe pse parimi  i atribuimit në mediat e Maqedonisë është miratuar pothuajse para dy dekadash, akoma hasim në artikuj pa asnjë burim të informatave dhe të tillë ku burimet nuk emërtohen ose vendosen gabimisht që të mashtrohet lexuesi, ndërsa problem serioz është edhe përdorimi i burimeve të njëanshme, pa mos u respektuar obligimi etik që të dëgjohet edhe pala tjetër.

Shkruan: Biljana Iliq

???? ?? ??????????????? ???????? ?? ?????????? ?? ??????????

Fotografia: Irish Typepad

Parimi i ?tribuimit është karakteristikë e gazetarisë moderne, standard ky i miratuar edhe në gazetarinë e Maqedonisë në mesin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Të gjitha citimet, deklaratat  dhe faktet e rëndësishme në një artikull gazetaresk, përveç fakteve që janë të njohura gjerësisht, duhet t’i atribuohen në mënyrë të qartë dhe precize burimit të emërtuar ose të përcaktuar. Kështu, për shembull, deklarata “në b?të dhe në Maqedoni ka krizë ekonomike” nuk ka nevojë të atribuohet, për shkak se është e qartë se bëhet fjalë për një fakt të njohur gjerësisht, por deklarata “qeveria është duke u ballafaquar mirë me krizën ekonomike” duhet të atribuohet – kush e thotë atë?

Duke e zbatuar në mënyrë konsekuente parimin e atribuimit, gazetari “e ndërton” saktësinë e fakteve që i publikon dhe e fiton besimin e lexuesit. Artikujt ku ky parim nuk respektohet fare, dhe ato që ndonjëherë kanë edhe deklarata të ashpra dhe akuzuese, vështirë se mund të konsiderohen të saktë. Shembuj të këtillë janë artikujt “Kush qëndron prapa Ace Kocevskit?” dhe “?ndrej Zhernovski më parë është paraqitur si i papunë”. Në rastin e parë, asnjë nga akuzat serioze ndaj kandidatit të opozitës për kryetar të komunës së Velesit nuk është mbështetur me ndonjë deklaratë nga ndonjë burim. Në rastin e dytë, akuzat në llogari të kandidatit për kryetar të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si burim i atribuohen televizionit Sitel. Gjatë kësaj, aspak nuk e përjashtojmë mundësinë që ndonjëra nga deklaratat, e madje edhe të gjitha, të jenë të sakta, por në mungesë të çfarëdo qoftë burimi ose pas mos iu referuar burimeve me shkrim e të ngjashme, këto artikuj përjetohen si pamflete propaganduese.

Gazetari i mirë i atribuon faktet që i publikon, duke përdorur burime zyrtare (të autorizuara), të përvojës (të involvuara) dhe burime të tjera të pavarura (ekspertë, dëshmitarë okularë etj). Procedurë standarde është që burimet të emërtohen, ndërsa vetëm kur kjo nuk është e mundur, për arsye etike ose për arsye të tjera profesionale  – të përcaktohen në mënyrë precize. Shpesh, e veçanërisht në shoqëri ku burimet e informatave janë kronikisht të mbyllura, ndodh që disa burime të dëshirojnë të flasin publikisht, por të kërkojnë të mos emërtohen dhe të mbrohen, madje edhe në rast të procedurës gjyqësore. Në atë rast, në qoftë se u beson, gazetari mund të vendosë të mos i emërtojë burimet dhe deklaratat e tyre t’i publikojë off record, por në atë rast duhet ta përshkruajë natyrën e tyre (a janë të autorizuara ose të involvuara) dhe afërsinë e tyre me ndonjërën nga palët e interesuara (prej atje vjen edhe shprehja e njohur “burime të afërta me…”).

Për fat të keq, në mediat tona, sot shumë shpesh, frazat për përcaktimin e burimeve përdoren për mashtrimin e lexuesit, e ndonjëherë madje edhe për fshehjen e mungesës së burimeve. Kështu për shembull, në tekstin “?aqedonia me papunësi më të ulët, e kjo është nga tranzicioni i Brankos”, një pjesë e deklaratave aspak nuk janë të atribuara (pa mos iu referuar ndonjë burimi, artikulli, për shembull, thotë se “në nivel evropian, deri sa të mos e arrijmë Gjermaninë, tani për tani, Maqedonia është në nivel të njëjtë me Spanjën”), ndërsa disa deklarata u janë atribuar odave të paemërtuara ekonomike, afarsitëve dhe ekonomistëve të paemërtuar, që të përkrahet teza se përqindja e papunësisë është joreale, ndërsa lufta kundër papunësisë e suksesshme. Edhe një herë do të potencojmë se nuk themi se nuk është e saktë deklarata e autorit se “odat ekonomike i përshëndesin masat qeveritare për punësime“, por përcaktimi jopreciz i burimit le hapësirë për dyshim – shumë më mirë do të ishte sikur autori të përmendte, me emër dhe mbiemër, së paku një përfaqësues të “odave ekonomike”, që ta përforcojë saktësinë e deklaratës. Një veprim të ngjashëm të papranueshëm ka edhe në teksin me titull “LSDM-ja akuzon për parregullsi – skenar për delegjitimimin e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën!?”, ku autori tezën kryesore të artikullit të tij ia atribuon një burimi  të paemërtuar të quajtur “publiku ekspert”.

Në media është e pranishme edhe shprehia e shfrytëzimit jokritik të burimeve zyrtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për burime që për çdo ditë dhe në mënyrë aktive japin informata të dobishme për gazetarët. Kështu, është e zakonshme që gazetarët tanë kur raportojnë për ngjarje që kanë të bëjnë me kriminalitetin, në mënyrë jokritike t’i shfrytëzojnë informatat që ua ofron policia (për shembull, në tekstin me titull “Ljaci nga Ohri rreh policin para qeverisë”). Në artikullin konkret, problemi bëhet edhe më i ngarkuar me faktin se një pjesëtar i MPB-së është palë e interesuar në këtë rast, dhe për këtë arsye ka pasur edhe obligim serioz etik që të dëgjohet edhe pala tjetër – i dyshuari për sulmin.

Në përgjithësi, shfrytëzimi i burimeve të njëanshme sot është problem shumë serioz në mediat tona. Në tekstin “Sulmohet një polic nga djali i pronarit të Kanal 77”, për shembull, edhe pse i dyshuari për sulmin është përcaktuar në mënyrë precize dhe, edhe pse ngjarjes i ka paraprirë një zënkë në një kafe-bar në Shtip, nuk ka as përpjekje nga raportuesi që ta kuptojë edhe versionin e sulmuesit të dyshuar, ose eventualisht të intervistojë dëshmitarë okularë të ngjarjes. Edhe në tekstin “A e ktheu rostiçeria para rrënimit majtistin Ugrinovski në të djathtë”, publikohet një dyshim serioz për sjelljen e një politikani, e as që bëhet përpjekje serioze të kërkohet sqarim, ose ndonjë deklaratë tjetër. Duhet theksuar se mungesa e përpjekjeve serioze që të dëgjohet edhe pala tjetër, veçanërisht në artikuj ku publikohen fakte akuzuese, është e palejueshme në aspekt etik. Thjesht, gazetari e ka për obligim që në rastet e tilla me ngulm të kërkojë deklaratë nga të gjitha burimet e involvuara, ndërsa është e pëlqyeshme të marrë deklaratë edhe nga burimet e pavarura – në qoftë se përpjekja e tij nuk jep rezultat, për këtë duhet ta njoftojë opinionin.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale, regjistruam edhe një dukuri tjetër brengosëse që ka të bëjë me trajtimin e burimeve të informatave – gazetarët nuk përpiqen sa duhet ta sqarojnë statusin dhe sjelljen e burimeve në fushatë, kur vetë nuk janë pjesëmarrës formalë në garën zgjedhore. Në shumë artikuj hasëm deklarata të ministrave qeveritarë dhe të funksionarëve të tjerë publikë që u përcollën në mënyrë jokritike, që paraqesin pjesëmarrje të qartë dhe moralisht të palejueshme në fushatë (për shembull, artikulli “?odorov: Prej nesër kthehet shërbimi i natës në poliklinikën “Idadija”!”). Gazetarët kanë obligim etik që për këto ngjarje, ku zhvillohet propagandë e fshehur dhe joformale (pa marrë parasysh se a bëhet kjo para ose gjatë pjesës formale të fushatës), të raportojnë më pak ose lajmet e tilla, thjesht të mos i publikojnë. Për fat të keq, në këtë fushatë të zgjedhjeve lokale, ky standard etik në media u respektua rrallë.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Leksioni gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e leksionit gazetaresk është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook: http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button