Filluan problemet me ditarët elektronik!

Me fillimin e vitit shkollor, filluan edhe problemet e vjetra që kanë mësimdhënësit me ditarët elektronik.

Ata thonë që kanë probleme me hapjen dhe me funksionimin e tyre dhe se nga viti i kaluar shkollor nuk është ndryshuar asgjë dhe se mangësitë vazhdojnë të jenë prezente ende edhe pas shumë ankesave.

“Na thanë në shkollë se është hapur ditari elektronik dhe se mund të fillojmë t’i shënojmë orët mirëpo kjo zgjat me orë të tëra, shumë ngadalë funksionon. Nuk e dimë ku është problemi por duhet të intervenohet ne softuer në mënyrë që të punojë më shpejtë dhe pa ndërprerje”, tha R.G., arsimtarë.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Kumanovë, Samet Jahiji, për Portalb thotë se në shkollën ku ai punon ditari elektronik nuk punon fare në gjuhën shqipe.

“Kam provuar që të hy dhe t’i shkruaj orët orarin dhe gjërat tjera që nevojiten mirëpo ditari elektronik nuk hapet në gjuhën shqipe. Njëherë mendova se vetëm mua me ndodh kjo gjë por kur më thanë edhe kolegët përgatitim një ankesë dhe dërguam në MASH që ta rregullojnë këtë gabim me gjasa teknik, në mënyrë që të mundemi të punojmë”, tha Jahiji.

Ai shtoi se edhe gjatë vitit të kaluar kishin probleme me mbylljen e ditarit elektronik dhe se të dhënat që ata fusin në të nuk ruheshin.

“Vetë mua më ka ndodh që më kanë tërhequr vërejtje se këto nota nuk janë ruajtur në ditarin elektronik edhe pse unë veç se kish shtypur butonin për t’i ruajt ato. Nuk e di kështu shumë rëndë punohet, kemi punë të dyfishtë. Plotëso ditarin standard plotëso ditarin elektronik. Është maltretim, punët shtohen kurse rroga nuk lëviz”, tha Jahiji.

Kurse nga Zyra për informim pranë MASH thonë që nuk kanë pranuar ankesa për ditarët elektronik mirëpo që do të shqyrtohet puna dhe funksionimi i tyre.

LEXO MË SHUMË:

Dibër: Ditari elektronik pa qasje në rrjet, inspektorët paralajmërojnë ndëshkime

Ditari elektronik, denimet jo 1000 por 300 euro

Inspektorët në teren, mësimdhënësit në ankth

(FOTO) E-ditarët, shkruaj maqedonisht, vlerëso shqip!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button