Benzema mund të denohet 5 vite burgim

Sulmuesi i Real Madridit mund të dënohet me 5 vite burgim pasi është akuzuar “bashkëpunim në përpjekje për shantazh”.

Francezi Karim Benzema është akuzuar të enjten për “përpjekje për shantazh” me një përfshirje në incizim seksual ku shfaqet shoku i tij Mathieu Valbuena, tha të enjten zyra e prokurorit.

27 vjeçari Benzema, i është ngarkuar akuza për “bashkëpunim në një përpjekje për shantazh” dhe komplot për të kryer një krim dhe me këtë akuzë mund të dënohet më së paku 5 vite, tha zyra e prokurorit në Paris.

Benzema gjithashtu u vu nën mbikëqyrje gjyqësore, që do të thotë se ai nuk mund të takoi viktimën apo njerëzit e tjerë të përfshirë në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button