Mançester United në garë për Mustafin

Pas Barcelonës dhe Real Madridit, edhe Manchester United ka shprehur interesim për Shkodran Mustafin.
Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen në Valencia dhe kualitetet e tij i kanë vërejtur gjigantët evropianë, të cilët shumë shpejt pritet të bëjnë luftë të madhe mes veti për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë.

“Sky Sports” ka raportuar se “Djajtë e Kuq” e kanë dërguar një skaut në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Valencias dhe Gentit për ta shikuar nga afër shqiptarin nga Gostivari, por edhe dy lojtarë tjerë të ekipit spanjoll, Jose Luis Gaya dhe Andre Gomes.

Ish futbollisti i Sampdorias po konsiderohet ndër mbrojtësit më cilësorë në Evropë, ndërsa Valenica nuk do ta lëshoj pa fituar një shumë të majme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button