Astrit Imeri, është zgjedhur kryetar i ri i lëvizjes qytetare “Zgjohu”

Astrit Imeri, është zgjedhur kryetar i ri i lëvizjes qytetare “Zgjohu”, në Kuvendin zgjedhor të kësaj shoqate . 

“Të vetëdijshëm për ngecjen e madhe të aktiviteteve të ‘Zgjohu’ në dy vitet e fundit, dëshirojmë që t’i kërkojmë ndjesë opinionit për mungesën tonë si rezultat i krizës së shkaktuar nga tranzicioni në udhëheqje, por edhe nga dënimi i mbi 30 anëtarëve tonë nga ana e gjykatës për mbrojtjen e Kalasë sonë. Dënimi skadoi në muajin shtator të këtij viti. 

Për fat të keq, zbrazëtira e shkaktuar nga mungesa e aktiviteteve të ‘Zgjohu’ në dy vitet e fundit nuk u arrit të plotësohet nga asnjë organizatë tjetër shqiptare që vërteton nevojën për ristrukturim të Lëvizjes dhe rikthim të fuqishëm në skenën shoqërore në Maqedoni dhe në rajon”, thuhet në komunikatën e “Zgjohu”-t. 

“Zgjohu”! shtron dorën e bashkëpunimit për të gjitha mediat, organizatat joqeveritare, komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët që bashkërisht siç thonë, “të ngremë zërin kundër padrejtësive institucionale si dhe të promovojmë kulturën, arsimin, sportin, edukatën, aktivitetin qytetar, llogaridhënien, etj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button