Tekst ofendues, diksriminues për një ngjarje të pavërtetë

[Recension: Shitësit në Bunjakovec nuk u shesin sorosoidëve]

Edhe dezinformatë, edhe keqpërdorim… Ngjarje që aspak nuk ka ndodhur dhe është shfrytëzuar për shprehjen publike të “epsheve të ulëta politike” dhe për t’u kënaqur, për fat të mirë, me një ngjarje të pavërtetë në njërin nga tregjet e Shkupit. Kemi shpërthim të dikujt nga kënaqësia që është shndërruar në gjoja tekst informativ për atë se dikush nuk qenka shërbyer për shkak se qenka “tradhëtar dhe sorosoid”. Me një fjalë, artikull i tmerrshëm!

aLinku deri te artikulli origjinal: Shitësit në Bunjakovec nuk u shesin sorosoidëve

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2015, 16:31

Data e recensionit: 02.11.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 TË ASHTUQUAJTURIT SOROSOIDË SI FANTAZMA PËR PUBLIKUN

Nuk ka vërtetësi. Bëhet fjalë për ngjarje që aspak nuk ka ndodhur. Në fakt, nuk është e saktë informata se një gazetareje të njohur televizive dhe mikut të saj nuk u është lejuar të blejnë produkte nga tezga në treg për shkak se janë “tradhëtarë dhe sorosoidë”. Lajmi është marrë nga profili në Twitter i personit që e ka shoqëruar gazetaren, mirëpo pastaj u konstatua se profili ka qenë i hakuar dhe se ai nuk e ka plasuar lajmin e tillë, të cilin e publikuan disa portale. Domethënë, jo vetëm ky tekst, por edhe tekste të tjera kanë “rëshqitur” në këtë “informatë bombastike”. Mirëpo, ajo që këtë tekst e dallon nga të tjerët është kënaqësia e promovuar për atë që “sorosoidët” nuk janë shërbyer në treg! Në vend që të dënohet ngjarja e rrejshme, kemi një lloj egzaltimi për shkak se njerëzit tashmë publikisht deklarohen dhe ndahen në tradhëtarë dhe patriotë. E padëgjuar dhe e paparë!

“Qytetarët tashmë qartë e dallonë se kush lufton për interesat shtetërore, e kush lufton kundër interesave shtetërore. Disa herë publiku dhe qytetarët i kanë dënuar verpimet e SOROS-it dhe të një pjese të gazetarëve të afërt me LSDM-në dhe SOROS-in, e tashmë filluan që këtë t’ua thonë edhe publikisht në fytyrë.”

Kjo nuk është risi – të stigmatizohen njerëzit që mendojnë ndryshe nga mendimi zyrtar, i cili, të gjithë duhet ta kuptojmë, nuk është shtetëror, por partiak. Më saktë, artikulli paraqet vetmën vazhdim të praktikës së deritanishme që publikisht, më shpesh nëpërmjet mediave, të ofendohen dhe të nënçmohen të papërshtatshmit. Gjithsesi, në këtë kategori janë të gjithë gazetarët që nuk janë nën “çadrën e përbashkët”, gjegjësisht nën kontrollin e pushtetit, dhe normalisht, “aktivistët e famshëm të Sorosit”. Le ta sqarojë më në fund dikush  se çka është ajo “aktivist i Sorosit” – A je sorosoid nëse, prë shembull, je takuar dhe ke pasur mbledhje me vetë këtë njeri, ose nëse ke qenë pjesë e kësaj prganizate në vend, ose, Sorosi dhe LSDM-ja, sipas disave, qenkan e njëjta gjë?

Është e qartë se ky tekst është vetëm përpjekje që një ngjarje e pafat dhe e pavërtetë të spinohet dhe t’i jepet rëndësi mediatike, dhe me këtë rast publikut “t’i futet” frika se “ata të palës tjetër” zakonisht janë sorosoidë monstruozë, njerëz të LSDM-së, dhe çka jo, se janë strukturë paralele e cilat ia mendon të keqen vendit dhe se duhe të shënohen, të dënohen si njëfarë fantazme, e ndoshta edhe në frymën e inkuizicionit të digjen në shtyllën shoqërore të drurit, bujashka e të cilit është në duart e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button