Brenda javës riatdhesohen 408 azilkërkues shqiptarë

Gjatë kësaj jave do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania qindra shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Ambasada gjermane njofton se do të kthehen rreth 408 azilkërkues.

Me shpalljen e Shqipërisë si vend i sigurt i origjinës, Gjermania e ka bërë të qartë që nuk ka vende për azilkërkuesit shqiptarë që përdorin motive ekonomike ose politike për të fituar qëndrim në shtetin perëndimor.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë bërë publike një grafik të fluturimeve të posaçme për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë.

Në datën 5 nëntor, pritet të ulet në aeroportin e Rinasit një avion me 160 azilkërkues. Një ditë më pas, më 6 nëntor janë përcaktuar dy avionë përkatësisht me 60 dhe 188 azilkërkues që do të riatdhesohen.

Autoritetet gjermane kanë parashikuar të tjera fluturime deri në kthimin e të gjithë azilantëve, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button