Perez kërkon sqarime nga Ronaldo

A është Ronaldo drejt largimit nga Reali i Madridit. Për të mbështetur këtë tezë shërbejnë një seri videosh që po qarkullojnë në internet, të cilat cojnë në indikacionin se dicka po lëviz në lidhje me të ardhmen e yllit portugez. E para i përket tunelit në dhomat e zhveshjes të Bernabeut ku para se ekipet të zbrisnin në fushë, presidenti i klubit merengues, Florentino Perez, ndërsa takon gjithë lojtarët duket se ka dicka për t’i thënë Ronaldos të cilin kur e takon i thotë, “Duhet të flasim bashkë, ndërsa Ronaldo i përgjigjet, ” Si the? Unë nuk e kam thënë atë“.

Deri këtu gjithcka duket se ka të bëjë me intervistën e Ronaldos që të Hënën deklaroi për gjermanen Kicker: “Të largohem nga Madridi? Përse jo“. Me sa duket i shqetësuar nga një deklaratë e tillë Perez ka dashur të sqarojë gjërat me Ronaldon duke i kërkuar një takim për të folur së bashku. Por në fakt nuk përfundon këtu, pasi mediat europiane po flasin gjithmonë e më shumë për një transferim të mundshëm të Ronaldos te PSG.

Për të ushqyer më tepër këto aludime kanë shërbyer dy episode të tjera. I pari ai i takimit mes Ronaldos dhe presidentit të klubit parizien, Nasser Al Khelaifi, ku ndërsa takohen shkarazi në zonën mikse të rezervuar për gazetarët në stadium, Ronaldo i shkel syrin sheikut. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, ka shërbyer edhe një bisedë konfidenciale mes portugezit dhe trajnerit të parizienëve në përfundim të ndeshjes së Championsit ku duket qartë që Ronaldo shkon për t’i përshpëritur dicka përzemërsisht në vesh Laurent Blanc. Tre episode të ndryshme, dhe nëse është e vërtetë që tre të dhëna përbëjnë një provë atëherë Cristiano Ronaldo realisht mund të jetë në prag të largimit nga Reali i Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button