Dorëhiqet kryeministri i korruptuar rumun, Viktor Ponta

Jep dorëheqjen kryeministri rumun Viktor Ponta. Dorëheqja vjen një ditë pas protestave masive, të cilat pasuan zjarrin në një lokal nate që shkaktoi më shumë se 30 të vdekur, informon BBC

Mbi 20 mijë persona dolën në rrugët e Bukureshtit të martën në mbrëmje në protestë për dorëheqjen e Pontas, ministrit të Brendshëm Gabriel Oprea dhe kryetarit të bashkisë, ku ndodhej lokali i cili u përfshi nga flakët.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe për masa të dobëta të sigurisë. Aktualisht Ponta është në gjyq për një rast korrupsioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button