Horoskopi ditor, e mërkurë 11 gusht 2021

Dashi

Hëna armiqësore me ju do ju shkaktojë shumë probleme me të dashurit tuaj gjatë kësaj të mërkure. Do ndjeheni nervoz dhe kjo mund të përfundojë me debate me partnerin. Një fjalë e vogël dhe gjithçka mund të degjenerojë në diskutime të mëdha. Pra për dashurinë do të jetë një ditë e vështirë, prandaj duhet të përpiqeni të përqendroheni vetëm në gjëra pozitive.

Demi

Horoskopi për sot ju jep mundësinë që të mbështeteni në ndihmën e yjeve nga qielli astral duke vënë në lojë dashurinë. Pasioni dhe emocionet e forta do të jenë aleatët tuaj që do ju ndihmojnë të relaksoheni vetë dhe të tjerët që keni pranë. Për ata që janë çift dhe dëshirojnë të përjetojnë diçka pozitive në raport, duhet të angazhohen vetë për ndonjë organizim.

Binjakët

Horoskopi sot ju paralajmëron për një zgjedhje të mundshme që do të merrni, e cila do të ndikojë jo vetëm te ju personalisht, por edhe te anëtarët e familjes dhe miqtë. Merrni pak kohë që të jeni të sigurt në ato që do të bëni, kështu mund të shmangni gabimet që mund të prishin marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Puna dhe studimet janë duke ecur mjaft mirë, dhe rezultatet e para sapo kanë filluar të shfaqen.

Gaforrja

Hëna në shenjë pozitive ju jep optimizëm të madh gjatë kësaj të mërkure! Takime të këndshme dhe mundësi të favorshme për të punuar, në studime, nga të cilat do të garantoni rezultate të shkëlqyera. Në dashuri mund të keni probleme të vogla të cilat do të vinë si pasojë e disa keqkuptimeve. Do bëni mirë t’i hezitoni dhe të merrni pak kohë për tu menduar para se të veproni.

Luani

Horoskopi për sot tregon se dalëngadalë për ju do të vinë edhe ndryshimet e para që keni kohë që i prisni. Megjithatë është ende herët që të merrni vendime, prandaj do ishte mirë që t’i analizonit pak situatat para se të vendosni. Persona të rëndësishëm do ju ndihmojë të kuptoni natyrën e vërtetë të interesave të një personi të afërt. Merrni në konsideratë mendimet tuaja.

Virgjëresha

Jeni duke kaluar një moment të mirë dhe kjo qetësi ju ndihmon që të keni më shumë shpresë për të ardhmen tuaj. Edhe dashuria duket qartë që po shkon shumë mirë, sidomos për personat që janë ende vetëm. Angazhime të veçanta dhe flirte euforike me rezultate pozitive do të shfaqen në horizont. Edhe në punë jeni duke kaluar momente të mira dhe duke marrë kënaqësi.

Peshorja

Hëna e cila paraqitet në kundërshtim me ju, parashikon që do të keni nga pak probleme sot pothuajse në të gjitha fushat. Puna apo studimet duket se janë duke ecur me ritmin më të ngadaltë të mundshëm dhe kjo gjë vetëm sa ju ka lodhur duke mos marrë rezultate e kërkuara. Nuk mundeni të merrni përqendrimin e nevojshëm në ato që bëni dhe kjo ju pengon që të ecni përpara.

Akrepi

Ende fati vazhdon të jetë në anën tuaj. Yjet parashikojnë që në sajë të Mërkurit që tani hyn në shenjën tuaj, dëshirat tuaja praktike dhe stabiliteti në çift do të mbizotërojë te ju pothuajse gjatë gjithë kësaj dite. Mos humbisni kohë duke menduar për të tjerët, përqendrohuni vetëm te interesuat tuaja sot dhe ato të partnerit.

Shigjetari

Kjo ditë e mërkurë parashikohet të fillojë keq për ju, veçanërisht me diskutime dhe debate. Ju nuk do të jeni në gjendje të argumentoni plotësisht kundërshtimet tuaja dhe kjo gjë do ju shkaktojë parehati të vogla të cilat do të konvertohen me shpërthime të forta. Edhe tensioni dhe stresi do të jenë prezentë te ju gjatë kësaj dite, madje qarkullimi i tyre rreth jush nuk do ju lënë të jeni në gjendje për të kuptuar dhe zgjidhur problemet tuaja.

Bricjapi

Për ju horoskopi për sot ka parashikuar të përballeni me disa vështirësi të cilat do të pengojnë të mendoni dhe t’i jepni drejtimin e duhur disa problemeve me partnerin. Hëna në armiqësi me ju dhe me Uranin nuk e bën situatën aspak të lehtë, dhe kështu përfundimi mund të jetë i keq, duke u treguar të papajtueshëm dhe aspak të prirur për kompromis. Edhe në punë situata do të jetë e mbushur me tensione.

Ujori

E mërkura do të jetë një ditë goxha e qetë, keni shpenzuar kohë duke medituar të gjitha alternativat e mundshme që mund të vini në zbatim si në punë ashtu edhe në fushat e tjera. Megjithatë, nuk do arrini të vini në balancim ndonjë zgjidhje të mirë, kjo për shkak të mungesës së vullnetit dhe vendosshmërisë së nevojshme për të lëvizur nga fjalët në vepra.

Peshqit

E mërkura fillon në mënyrën e saj më të mirë, kjo në sajë të një lajmi të mirë që rindez entuziazmin tuaj. Afatet në punë, ose testet që ofrohen në studime, do marrin rezultatet e dëshiruara nga ju. Edhe dashuria paraqitet në nivele të mira për ata që janë në çift, organizohuni dhe kaloni momente pranë partnerit sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button