Prokurores speciale i caktohet edhe hapësira ku do të punojë

Prokurorja Speciale përfundimisht do të vendoset në lokalet ku ka funksionuar Agjencia për Rini dhe Sport. Ndërtesa e vendosur afër qendrës së Shkupit, do t’i përkasë plotësisht vetëm ekipit të Katica Janevës.

“Ministria e Drejtësisë ka kryer një procedurë për mbledhjen e ofertave me publikimin e shpalljes publike për marrjen me qira të pasurisë së patundshme – pronë afariste në Komunën Qendër, në të cilën do të akomodohet Prokuroria publike për ndjekjen e veprave kriminale që lidhen dhe dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve. Pas procedurës së realizuar, u bë përzgjedhja dhe u lidh marrëveshja për marrjen me qira të hapësirës afariste dhe e njëjta është vendosur në rrugën Franklin Ruzvelt nr. 34 në Shkup”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Në qoftë se gjithçka kalon sipas planit, puna e prokurores Janeva do të duhet të jep rezultatet e para nga 15 dhjetori deri më 15 mars të vitit që vjen. Megjithatë, ajo deri më tani i ka dërguar 3 letra, deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik ku ka shpjeguar nevojën e përzgjedhjes së ekipit të saj, në numrin që ka kërkuar ajo, ngase ka shumë lëndë nga afera e përgjimeve. Nga ana tjetër Këshilli prokurorëve qëndron stoikisht në atë se Janeva mund të nis punën me 7 prokurorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button