Shkup, mungon gjuha shqipe në tabelat e reja elektronike të transportit urban

Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup vazhdon ta zvarrisë përdorimin e gjuhës shqipe edhe pse një gjë e tillë është e garantuar me ligj. Në tabelat e reja elektronike të vendosura nëpër stacionet e autobusëve gjuha shqipe sërish mungon, njofton Alsat-M.

Qytetarët e anketuar thonë se nëpërkëmbja e shqipes nga kjo ndërmarrje publike i irriton, pasi siç shprehen kjo ndërmarrje financohet edhe nga taksapaguesit shqiptarë.

“Ku do që të hysh duhet të kesh të drejtë të përdorësh gjuhën amtare. Fajtore është qeveria. Ku do që të hysh na thonë fol shqip, por në të vërtet po duhet maqedonisht”.

Përveç mospërdorimit të gjuhës shqipe në tabelat e reja elektronike të Ndërmarrjes së Transportit Publik, kamera e Televizionit Alsat-M gjatë qëndrimit në stacionin më të frekuentuar të autobusëve urban, atë në Bit Pazar, arriti të filmonte edhe një sërë autobusësh të kësaj ndërmarrje prej të cilëve vetëm disa kishin mbishkrime edhe në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button