Davutoğlu: Në zgjedhje fituan 78 milionë qytetarët tanë

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu ka mbërritur në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë dhënies së Çmimeve të Mëdha të Artit dhe Kulturës për vitin 2014 që do të mbahet në Topkapı Sarayı, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu duke iu drejtuar qytetarëve që e prisnin atë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit ka deklaruar se: “Në këto zgjedhje nuk ka të humbur, nuk kemi përjashtuar askënd, ne nuk do të përjashtojmë. Në këto zgjedhje ka fitues dhe ato janë 78 milionë qytetarët tanë, populli ynë i dashur, vendi ynë, demokracia dhe fituesi i këtyre zgjedhje është gjithashtu dashuria e stafit të AK Partisë për popullin”.

Ai duke vënë në dukje se qytetarët e kuptuan ndryshimin mes atyre që kanë vullnetin për ti shërbyer vendit dhe atyre që bëjnë politikë të përditshme u shpreh më tej: Populli ynë e vërejti ndryshimin mes atyre që kanë vullnetin për ti shërbyer me sinqeritet vendit dhe këtij populli dhe atyre që bëjnë politikë të përditshme. Populli ynë gjithashtu i vërejti ato që u distancuan të jepnin edhe ministër në qeverinë e zgjedhjeve dhe atyre që kanë dashurinë ndaj këtij vendi. Kur thuhet dashuri, sinqeritet, ideal të vjen në mendje AK Partia, gjithashtu edhe kur thuhet unitet, paqe dhe vëllazëri të vjen ndërmend AK Partia”.

– Populli tregoi besimin e tij”-

Davutoğlu u shpreh se votuesit kanë treguar besimin e tyre ndaj AK Partisë në votime dhe ka theksuar  më tej: “Populli ynë më 3 nëntor 2002 i dha pushtetin e parë atëherë partisë 1.5 vjeçare me 34.5 përqind, më pas votat tona u shtuan vazhdimisht, ku në çdo zgjedhje dolëm me kokën lart. Ndërsa tani pas 14 viteve duke arritur në vlerat e vitit 2011 sërish këtë herë na tregoi besimin që ka duke na dhënë 49.5 përiqnd të votave, ku në historinë e demokracisë në botë nuk ka një shembull të tillë, duke na vlerësuar pas 14 viteve në pushtet. Ne nuk kemi thyer zemrën e asnjërit, nuk kemi shprehur as edhe një fjalë që të dëshpërojmë dikë, dhe nuk kemi përçmuar askënd për shkak të humbjes. Për ne ka vetëm dy grupe qytetarësh; ata që kanë votuar sot AK Partinë dhe ata që do ta votojnë nesër”.

Davutoğlu ka theksuar ndër të tjera se AK Partisë nuk i ka hije të lodhet dhe u shpreh: “Neve nuk na ka hije të lodhemi, neve nuk na ka hije të ndalemi, gjithashtu nuk na ka hije qoftë edhe për një moment që të mbetemi prapa në shërbimin ndaj shërbimeve qytetare”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button