Vërtetime për kërkim të azilit edhe për 9883 fëmijë refugjatë pa prindër

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë dhënë vërtetime për kërkim të azilit për gjithsej 3.965 shtetas të huaj. Prej tyre 1.878 janë të gjinisë mashkullore, 754 janë të gjinisë femra, 1.238 janë fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 95 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil, njoftoi MPB.

Më shumë në numër janë shtetasit e Sirisë 2.144, nga Afganistani 1.153, Iraku 351, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19 qershorit deri më  sot janë ndarë gjithsej 207.905 vërtetime për shtetasit e huaj, prej tyre 126.366 janë të gjinisë mashkullore, 30.42 janë të gjinisë femërore, 41.214 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 9.883 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.

Sipas shtetësisë të personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më shumë në numër janë shtetasit e Sirisë 134.363, Afganistanit 42.348, Irakut 16.022, Pakistanit 4.390, Iranit 3.691, Palestinës 1.750, Somalisë 1.060, Bangladeshit 947, Kongo 499, Nigerisë 262, Kamerunit 225 ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.

Nga fillimi i ndarjes së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button