Haraçinë, filluan punimet e rrugës numër 10 dhe 18

Në Komunën e Haraçinës kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës 10 dhe 18 me një gjatësi prej 2.5 km, njofton RTVM2.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ibrahim Ajvazi, theksoi se kjo rrugë lidhë fshatin në dy anë me rrugën regjionale, ndërsa për rregullimin e kësaj rruge do të investohen mbi 100 e 60 mijë euro.

“Financimi bëhet nga Agjencia për Parkim dhe Ministria e Bujqësisë nga IPA fondet dhe vlera e financimit është diku rreth 10 milion denarë. Në përgatitjet dhe kushtet të cilat janë kërkuar nga ne si komunë, projekte, janë kërkuar edhe disa kriteriume,  siç e shihni edhe ura që e lidhë fshatin dhe rruga regjionale që e lidhë në dy anë, mes fshatit dhe me fshatrat, që lidhet Grushina dhe Orallanca”- deklaroi kryetari i Komunës së Haraçinës, Ibrahim Ajvazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button