Super ndeshja mes “mbretërve” dhe “sheikëve”

Dueli ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit do të jetë kryesori i natës së sontme, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Këto skuadra u përballën muajin e kaluar në ndeshjen e parë në “Parc des Princes”, duke e mbyllur ndeshjen pa gola. Ky ishte një rezultat që i kishte lënë të dyja skuadrat të pamposhtura këtë sezon. Portieri i Realit, Keylor Navas, beson se PSG-ja është një skuadër e fuqishme në Champions, nga e cila duhet pasur kujdes. “Ata kanë lojtarë të klasit botëror, të cilët mund ta vështirësojnë punën në çdo moment”, u shpreh Navas në një intervistë për UEFA-n. “Ne të gjithë duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, ky është njëri prej objektivave tanë. Po mundohemi të përgatitemi sa më mirë për çdo ndeshje për të shkuar deri në finale dhe për ta fituar këtë eveniment. Por, duhet ta marrim hap pas hapi, sepse na presin ndeshje të rëndësishme. Po e lëmë zemrën dhe shpirtin në fushë për ta arritur finalen dhe për ta fituar atë”, vijoi ai.

Në anën tjetër, Thiago Silva beson se talentet e sulmit të ekipit parisien do ta kenë rastin të shkëlqejnë. “Ne do të udhëtojmë për Madrid, duke u munduar ta bëjmë lojën tonë dhe ta mundim Realin. Ne mund ta bëjmë një lojë të mirë në Spanjë, pavarësisht faktit se ne kemi barazuar 0:0 në shtëpi. Kur luajmë kundër ekipeve të forta si ky, mundësitë janë 50 me 50”, u shpreh braziliani. “Të dyja ekipet mund të fitojnë. Mendoj se ne do të luajmë më mirë në Madrid se që luajtëm në Paris. Atje ishim të obliguar të fitonim, pasi po luanim në shtëpi. Reali do të ndihet i obliguar të fitojë në shtëpi, kështu që sulmuesit tanë do ta kenë avantazhin, pasi kanë më shumë hapësira”, përfundoi ai.

Rafael Benitez duket se nuk do të mundë të llogarisë në Gareth Bale, ndërsa dyshja e mbrojtjes, Sergio Ramos e Pepe, janë kthyer. Ndërkaq, Luka Modric e Karim Benzema do të mungojnë për shkak të lëndimit. Në anën tjetër, PSG-ja do të jetë pa Javier Pastore e Marquinhos, kurse kthehet David Luiz. Ndërkohë, Borussia Monchengladbachu i Granit Xhakës përballet me Juventusin sonte.

Grupi A

20:45 Real Madrid – Paris Saint Germain

20:45 Shakhtar Donetsk – Malmo

Grupi B

20:45 Manchester United – CSKA Moscow

20:45 PSV Eindhoven – Wolfsburg

Grupi C

16:00 FC Astana – Atletico Madrid

20:45 Benfica – Galatasaray

Grupi D

20:45 Borussia Moenchengladbach – Juventus

20:45 Sevilla – Manchester City

/Zeri/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button