A ka dështuar marrëveshja e Përzhinos?

Afati që partitë politike të bien dakord për Marrëveshjen e Përzhinos po skadon kurse bisedimet nuk duket të sjellin rezultate. Në periudhën kur pritet edhe raporti i Komisionit Evropian për zhvillim, kjo mund të reflektohet keq mbi vendin.

Për Portalb, kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla, në lidhje me këtë tha: “Gjendja politike në vend është dëshpëruese. Qeveria vazhdon ta shkelë Marrëveshjen e Përzhinos dhe me keqpërdorimin masiv të fuqisë së saj, të të gjithë burimeve publike, me keqpërdorimin masiv të administratës, me kontrollin e tmerrshëm mbi mediat dhe manipulimin me qytetarët. Gjithçka me qëllim që të manipulohet dhe të shkelet Marrëveshja e Përzhinos dhe të mbetet në qeveri një grup njerëzish për të cilit ekzistojnë tregues serioz për vepra kriminale serioze. Përkundër kësaj, bashkësia ndërkombëtare si dhe opinioni demokratik në Maqedoni janë këmbëngulës ta demokratizojnë sa më shumë që është e mundur këtë vend dhe të sigurojnë zgjedhje sa më të lira në vitin e ardhshëm. Ne si organizatë që në fillim kemi kërkuar shtyrje të procesit zgjedhor. Vazhdojmë ta kërkojmë këtë dhe duke marrë parasysh që Marrëveshja e Përzhinos shkelet çdo ditë vlerësojmë që ata menjëherë duhet të japin dorëheqje të parevokueshme.” – u shpreh Deralla.

Portali në gjuhën maqedonase “Faktor” shkruan se “Edhe pse askush nuk e ka shpallë marrëveshjen si të vdekur, është e qartë se bisedimet për marrëveshjen e Përzhinos nuk e kanë vlerën që duhet ta kishin.” Sipas po të njëjtit burim, nga kjo humb më shumë opozita meqë pozita fitoi shumë kohë që të konsolidojë çështjet e veta, kurse qytetarët i harruan “bombat”. Janeva akoma nuk e ka kompletuar grupin e saj të punës dhe nuk ka nisur me punën, ministrat e LSDM-së nuk hynë në qeveri dhe ministri ri i policisë është jofunksional.

Nga këshilli i ministrave të BE-së, pesë shtete kanë hequr dorë nga anëtarësimi në grupin e paformuar “Miq të Maqedonisë” si Suedia, Finlanda, Danimarka, Britania e Madhe dhe Belgjika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button