Gjenevë, ankand për diamantin e veçantë rozë prej 16.8 karat (VIDEO)

Adhuruesit e gurit të çmuar me xhep më të thellë do të kenë rastin të marrin pjesë në një ankand të diamantit unik rozë që në nëntor do të mbahet në Gjenevë. Bëhet fjalë për gurin e çmuar me ngjyrë rozë që pritet të arrijë çmimin prej 23 deri 28 milionë dollarë amerikanë. Diamanti është unik dhe ka 16,8 karat.

“Diamanti rozë është i posaçëm për shumë arsye. Së pari, për shkak të peshës së tij prej 16.8 karatëve, gjë që është e pazakonshme. Është diamanti më i madh rozë që ndonjëherë është vendosur në shitje publike. Diamantet me ngjyrë janë shumë të rralla. Diamantet me ngjyrë paraqesin vetëm 1 për qind të prodhimit botëror të diamanteve, ndërsa diamantet rozë paraqesin 1 për qind të kësaj përqindjeje, ndaj mund të paramendoni se sa është i rrallë ky diamant”, tha Xhin Mark Lunel, ekspert i Kristi-it.

Diamantet me ngjyrë kohëve të fundit janë shumë të kërkuara dhe i thyejnë rekordet e çdo ankandi. Përveç këtij guri të çmuar në ankand do të jetë edhe gjerdani prej diamanti i shekullit 19 i cili vlerësohet në rreth 3 milionë dollarë amerikanë, si dhe safiri i cili vlerësohet në mbi 3 milionë dollarë amerikanë./Alsat M

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button