Mjegulla mbulon Britaninë e Madhe, anulohen qindra fluturime

Në Britaninë e Madhe në ditën e dytë me rradhë u anuluan qindra fluturime për shkak të mjegullës së dendur që dje mbuloi një pjesë të madhe të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti londinez Heathrow anuloi 45 fluturime, prej të cilave 10 përqind për nisje. Fluturimet janë anuluar edhe në aeroportin e qytetit në Londër si dhe në aeroportin në Manchester.

Mjegulla e dendur shkaktoi çrregullim në trafikun rrugor ndërsa Hekurudhat e Britanisë së Madhe apeluan deri tek shoferët që të ngasin me kujdes ose të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos përdorin automjetet.

Nga Shërbimi meteorologjik lëshuan një alarm të verdhë për Anglinë dhe Uellsin ndërsa meteorologët pohojnë se presin që mjegulla të zhduket deri të martën.

Përveç Britanisë së Madhe, për shkak të mjegullës është ndërprerë trafiku ajror edhe në aeroportet në Hamburg, Bruksel, Frankfurt dhe Amsterdam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button