Këshilli i Evropës përgëzon Davutoglu-n

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland përgëzoi sot kryeministrin turk Ahmet Davutoğlu për suksesin e arritur në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara ditën e djeshme me “pjesëmarrje të fortë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Këshillit të Evropës Jagland është shprehur se ka përgëzuar kryeministrin turk Ahmet Davutoğlu për rezultatet e arritura të Partisë AK në zgjedhjet që u mbajtë dje me pjesëmarrje të fortë.

“Kam besimin se kur të krijohet qeveria e re do të japë përpjekjet për të zgjidhur problematikat me të cilat përballet Turqia dhe se do të ndërtojë një shoqëri që përfshin edhe ato që nuk e kanë votuar”, thuhet në deklaratën e Jagland-it.

Më tej Këshilli i Evropës ka theksuar se do të vazhdojë dialogun dhe bashkëpunimin në çështjet që ajo i jep rëndësi siç janë vendosja (strehimi) i 2 milionë refugjatëve dhe reformat në kuptimin e lirisë së shprehjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button