Prodhimi i marrëveshjes- Katica Janeva, tani shkak i ngecjes së procesit

Deputetët në seancën e sotme kanë miratuar buxhetin e prokurores speciale, Katica Janeva. Asnjë nga deputetët nuk u paraqit për ta marr fjalën. Mjetet prej 63.420.428 denarë gjegjësisht rreth 1 milion euro, siç thuhet në vendim, do të përdoren për funksionim të pandërprerë dhe funksionim autonom të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit lidhur me pohimet nga bisedat e përgjuara për tremujorin e fundit të vitit 2015-të, raporton Portalb.

Para se të miratohet buxheti në Kuvend, është shqyrtuar edhe në Qeveri dhe në Këshillin e prokurorëve publik. Katica Janeva ishte ankuar me vendimin e Këshillit të prokurorëve- Këshilli votoi vetëm 7 nga gjithsej 14 ndihmës- prokurorë që i kërkoi Janeva.

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Gordan Kallajxhiev- emri i të cilit u lakua edhe si kandidat për prokuror special, vlerëson se ka lojëra brenda kësaj situate, rreth punës së prokurores speciale.

“Prokurorja ishte prodhim i marrëveshjes, ndërkaq tash ajo është kontestuese, këtu nuk ka logjikë. Ajo deri tani do duheshe të jepte rezultate, afatet janë strikte, koha po ec. Siç kalon koha, shumë lëndë do të amnistohen në përputhje me afatet e fundit për të ngritur aktakuzë. Dhe kështu, gjithçka po shkon që të mos ketë sukses kjo çështje. U përmendën edhe shumë para, andaj mendoj se edhe kjo ishte një trik tjetër, që unë s’po mundem ta kuptoj. Mendoj se kjo punë po shkon drejt dështimit”, tha për Portalb Kallajxhiev.

Në qoftë se gjithçka kalon sipas planit, puna e prokurores Janeva do të duhet të jep rezultatet e para nga 15 dhjetori deri më 15 mars të vitit që vjen. Megjithatë, ajo deri më tani i ka dërguar 3 letra, deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik ku ka shpjeguar nevojën e përzgjedhjes së ekipit të saj, në numrin që ka kërkuar ajo, ngase ka shumë lëndë nga afera e përgjimeve. Nga ana tjetër Këshilli prokurorëve qëndron stoikisht në atë se Janeva mund të nis punën me 7 prokurorë.

Portalb ka tentuar të marr sqarim nga prokurorja Janeva në lidhje me punën e saj, por kjo e fundit ka qenë e pakapshme.

Nga data 1 nëntor Katica Janeva do të duhej të niste Planin operativ të prokurores speciale dhe brenda 8 ditëve të merr nga Prokuroria publike materialet e “bombave”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button