Recension: E gjithë Qendra tregtare e qytetit u qesh me këtë vajzë

Në rubrikat e tyre të titulluara si Zbavitje, Kuriozitete e të ngjashme, të cilat zakonisht sjellin përmbajtje “më të lehta”, tema që trajtohen sikur në tabloide, kushtimisht thënë, mediat më serioze, shpesh harrojnë se ku janë kufinjtë e shijes së mir, humorit dhe etikës, kështu që ndodh që materiali të cilin e publikojnë të jetë trillim i pjesërishëm, e madje edhe i plotë. Një shembull i qartë i praktikës së këtillë është foto-lajmi për vajzën, me të cilën, gjoja, është qeshur e gjitha Qendra tregtare e qytetit në Shkup për shkak të zgjedhjes së veshjes, e cila ka zbuluar veshjen e saj të brendshme.

Edhe shikimi sipërfaqësor i fotografisë së publikuar mjafton që të konstatohet se lokacioni nuk është i saktë, për shkak se në Qednrën tregtare të qytetit (QTQ) në Shkup nuk ka shkallë elektrike si ato që shihen në fotografi. Me hulumtim të vogël në internet, zbulohet se fotografia është “huazuar” në ueb-faqja për thashetheme e quajtur The Crap Factory dhe se “e gjithë QTQ-ja” as që ka mundur të qeshte me këtë vajzë, për shkak se ajo nuk ka qenë në Shkup! Në këtë rast janë bërë dy shkelje serioze të etikës gazetareske, por edhe të parimeve njerëzore të pranuara gjerësisht – është plasuar një rrenë, e bile edhe më keq, është përqeshur një person anonim, të cilës nuk i është mundësuar të reagojë për trajtimin ofendues. Nuk ka sqarim logjik se në interes të kujt është publikimi i një “lajmi” të këtillë.

??? ??? ?? ?????? ? ?? ?????? ?? ???? ???????Linku deri te artikulli origjinal: Recension: E gjithë Qendra tregtare e qytetit u qesh me këtë vajzë

Data dhe koha e publikimit: 26.10.2013, 21:03

Data e recensionit: 28.10.2013

Recensues: ?ugosllava Dukovska

Vërtetësia: “Fakti” i vetëm që mund të konstatohet nga lajmi i publikuar është se vajza është fotografuar nga prapa, dhe sipas kësaj, ajo nuk ka dhënë pëlqim që të fotografohet, e aq më pak të përqeshte për shkak të zgjedhjes së veshjes së saj. Deklarata e dhënë në titull se “E gjithë Qendra tregtare e qytetit u qesh me këtë vajzë” është krejtësisht rrenë, për shkak se bëhet fjalë për fotografi që nuk është bërë në Shkup, kështu që autori as që mund ta ketë parë dikë, e jo më gjithë QTQ-në se si qeshet me këtë vajzë, e cila është subjekt i keqpërdorimit të pahijshëm nga ana e medies.

Përmbajtësia: Foto-lajmi, përveç fotografisë së pahijshme të vajzës së ka veshur hullahope të tejdukshme, përmban edhe dezinformatë se gjoja ajo është fotografuar në shkallët elektrike të QTQ-së në Shkup.

Anshmëria: Informata e rrjeshme është plasuar me vetëdije. Këtë e tregon forma e deklaratës në titull: “u qesh”, sikur autori të ketë qenë i pranishëm në qeshjen “e gjithë QTQ-së në Shkup”.

Komentimi: I gjithë lajmi, në fakt, është koment i veshjes së vajzës.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për rast specifik të plagjiaturës, ku është kopjuar fotografia nga një ueb-faqe e huaj pa mos u theksuar burimi dhe asaj i është bashkangjitur sqarimi se, gjoja bëhet fjalë për një vajzë, të cilën dikush, e ka “zënë” në situatë të pahijshme dhe e ka fotografuar në QTQ në Shkup.

Kualiteti i titullit: Titulli e përmban informatën e rrejshme për këtë foto-lajm. Ai dezinformon, është shkruar në mënyrë senzacionaliste, dhe është skajshmërisht joadekuat dhe ofendues.

Fotografia: Fotografia është marrë nga një ueb-faqe e huaj, që nuk është theksuar nga media, e pastaj është shfrytëzuar për manipulim të së vërtetës.

Gjuha e urrejtjes:

“Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij, duhet të ketë kujdes gjatë zgjedhjes së tyre dhe nuk duhet të ofendojë ose të përqeshë”,

thuhet në Doracakun për etikë në gazetari, SHGM, 2012. Në foto-lajm ka gjuhë ofenduese që ka për qëllim diskreditimin e një personi, në bazë të vlerësimit se është veshur keq me një qasje diskriminuese në bazë të stereotipeve gjinore.

Përfundimi: Një e pavërtetë, ? cila njëkohësisht e shkel intimitetin e dikujt vetëm që të publikohet përmbajtje që i nënshtrohet shijes së një pjese (të panjohur) të publikut të tij lexues, duhet të shihet si një keqpërdorim nga media. Funksioni i parë i lajmit është të informojë, por ajo duhet të sjellë informatë që është relevante për publikun të cilit i servohet ajo, dhe njëkohësisht të mos i shkelë normat morale dhe integritetin personal të personave që përmenden aty. Duhet përkujtuar se mediat kanë edhe rol shoqëror të krijuesve të mendimit publik, kështu që publikimi i përmbajtjeve të këtilla nuk shkon në drejtim të plotësimit të këtij roli.

Anëtarët e Shoqatës së gazetarëve profesionalë konsiderojnë se të mësuarit e publikut është pararendës i drejtësisë dhe bazë e demokracisë. Gazetari ka për detyrë të punojë në realizimin e këtyre qëllimeve në atë mënyrë që do ta thotë të vërtetën, ndërsa për ngjarjet dhe çështje aktuale do të shkruajë në mënyrë korrekte dhe të kuptueshme“, thuhet në Parathënien e Kodit të gazetarëve, të vitit 1996.

 * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button