L. Besa: BDI-ja i përfaqëson shqiptarët jashtë RM-së vetëm me nipin e Musa Xhaferit!

Lëvizja Besa alarmon në vazhdimësi se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucione është tepër i ulët dhe BDI-ja e ka degraduar deri në atë masë këtë, saqë në secilin vend ku duhet të shfaqet interesi shqiptar ajo delegon farefis të funksionarëve të lartë të BDI-së.

Siç thuhet nga atje, një nga dikasteret më të prekura, ku vihet re mospërfaqësimi i shqiptarëve është Ministria e Punëve të Jashtme, në të cilën me kuadër shqiptar në cilësinë e ambasadorit përfaqësohet vetëm në shtetin e Danimarkës – me nipin e Musa Xhaferit të BDI-së, Naim Memeti.

“Se në çfarë gjendje e ka katandisur BDI-ja përfaqësimin e shqiptarëve nëpër vendet e huaja, e nxjerr në pah edhe ajo që në Kosovë e Shqipëri janë të deleguar si ambasadorë maqedonas, e jo siç do duhej të ishte realisht me shqiptarë. Lëvizja Bes dënon ashpër mosinteresim e BDI-së për përfaqësim sa më cilësor dhe kualitativ në ambasadat gjithandej nëpër botë dhe që prej të gjitha shteteve aktualisht përfaqësohemi si popull vetëm me një shqiptar, edhe atë me nipin e Musa Xhaferit”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button