RDK: Ndalimi i devijimit të lumit Radika, një fitore e madhe 

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se rekomandimi i Komitetit të Përhershëm i Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Evropës në Strasburg për ndërprerje të menjëhershme të implementimit të projektit të Qeverisë maqedonase për ndërtimin e hidrocentralit që nënkuptonte devijimin natyral të lumit Radika në Dibër, sipas tyre kjo është një fitore e madhe për të gjithë ata që luftuan për stopimin e menjëhershëm të këtij projekti duke e vlerësuar nga RDK si antikombëtarë.

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se projekti i qeverisë së Maqedonisë për devijimin e lumit Radika në Dibër është një projekt antikombëtarë sepse ky lum ruan biodiverzitetin e larmishëm dhe habitatin natyral të një numri të madh të specieve të mbrojtura, jo vetëm në Parkun Nacional të Mavrovës, por edhe të gjitha vendet ku kalon lumi Radika. Projektet antikombëtare nuk do të kalojnë asnjëherë jo vetëm për rastin konkret të lumit Radika, por edhe për shumë tendenca tjerra të dashakeqëve të kombit shqiptarë”, thuhet në deklaratën e RDK-së, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button