Grubi: “Maqedonia sllavo-shqiptare” është përpjekje për shpërqendrim të opinionit

Shefi i Kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Artan Grubi pohon se për partinë “Maqedonia sllavo-shqiptare”, për të cilët disa media informuan se është vendosur në tryezë në takimin e fundit të negociatorëve me ndërmjetësin Methju Nimic, është përpjekje për shpërqëndrim të opinioni nga 
debati për propozimin “Republika e Epërme e Maqedonisë”.

“Propozimi Republika e Maqedonisë sllavo-shqiptare nuk është përmendur në mbledhjet e Ahmetit në turin diplomatik, të cilin e ndërmori nga Uashingtoni e deri në Athinë dhe konsiderojmë se derisa ky propozim nuk është vendosur në tryezë zyrtarisht nga ana e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme ose institucionet e tjera greke, nuk duhet të shërbejë si mjet për defokusim të opinionit nga propozimi i vërtetë, i cili është vendosur nga Nimici, e ajo është Republika e Epërme e Maqedonisë”, deklaroi Grubi.

Ne jemi të bindur, thotë Grubi në deklaratën për radio Everopa e Lirë, se propozimi i mediatorit Nimic, si dhe bisedimet, nuk prekin identitetin, nuk prekin gjuhën dhe ka hapësirë që të ulet mes dy palëve dhe të bisedohet për një kompromis.

Lajme të ngjashme

Back to top button