Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

Qytetarët në Maqedoni vlerësojnë se vështirë po mbijetojnë dhe po kalojnë muajin për shkak të rrogave të ulta, dhe në anën tjetër standardit të lartë jetësor.  Qytetarët theksojnë se mezi kalojnë muajin, ndërsa këtë situatë më rëndë e përjetojnë ata që janë me asistencë sociale apo edhe ata me rrogën e ulët minimale, njofton TV21.

Por me këtë situatë nuk janë të kënaqur edhe shitësit nëpër tregje. Shitësit e tregut të “Bit Pazarit” në Shkup thonë se biznesi i tyre po bëhet më i vështirë. Ata theksojnë se ka rënie të konsumatorëve, dhe kjo siç thonë ata është pasojë e krizës.

Lidhja e Sindikatave në Maqedoni ka publikuar raportin lidhur me shportën konsumatore apo se sa para i duhen qytetarëve për një muaj për të mbijetuar me gjërat elementare jetësore. Për një familje katër anëtarëshe nevojiten mbi 32 mijë denarë apo mbi 500 euro për një muaj.

Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, mbi 13 mijë denarë shkojnë për ushqim, mbi 10 mijë denarë për nevojat e shtëpisë, siç janë shërbimet komunale dhe harxhime tjera shtëpiake. Ndërsa pjesa tjetër e buxhetit shkon për transport dhe shërbime të tjera të përditshmërisë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, rroga mesatare neto në Maqedoni është rreth 21 mijë denarë. Nëse bëhet një krahasim me vlerën e shportës konsumatore dhe rrogës mestare, atëherë del se një familje me një rrogë neto i mungojnë edhe rreth 10 mijë denarë për të kaluar muajin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button