Mateus kandidat për seleksionues i Maqedonisë!

Futbollisti i famshëm gjerman, Lotar Mateus dhe spanjolli Viktor Munjoz janë kandidat për postin seleksionues të reprezentacionit të Maqedonisë.

Sipas shkrimit në të përditshmen sportive në gjuhën maqedonase, “Makedonski Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë është në kërkim të një seleksionuesi, ndërsa kandidat më serioz për këtë post janë pikërisht gjermani Lotar Mateus dhe spanjolli Viktor Munjoz.

Meteus për momentin është pa ndonjë angazhim, ndërsa legjenda e Barcelonës, Munjoz është emër tjetër që lakohet për postin, pasi ja kanë ofruar si federatës si emër për seleksionues, ndërsa garës p[ër këtë post i janë shtuar edhe Boshko Gjurovski dhe Toni Savevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button