Shteti Islamik avancon në provincën Homs

Militantët e Shtetit Islamik (IS) raportohet se kanë marrë kontrollin e qytetit Mahen, në provincën Homs të Sirisë.

Ata kanë nisur ofensivën kundër forcave qeveritare me dy shpërthime të makinave bombë, qysh të shtunën në mbrëmje, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Përleshje janë raportuar edhe në qytetin pranë Sadad, i cili është i banuar me shumicë të krishterë.

Zhvillimet e fundit vijnë derisa Rusia dhe një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sulmet ajrore në Siri.

Ofensivat e fundit në Mahen dhe Sadad i sjellin militantët e Shtetit Islamik rreth 20 kilometra pranë rrugës që lidh kryeqytetin Damask me provincën Homs dhe qytetet e tjera në veri.

Sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri – së paku 50 ushtarë të qeverisë janë vrarë ose plagosur në luftimet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button