Halloween kthehet në tragjedi, vdes një shqiptar 24-vjeçar

Një rrugë e qytetit të Bronksit, e mbushur përplot më fëmijë me maska dhe veshjet karakteristike të Halloween  është kthyer në një skenë të vërtetë horrori, kur një makinë “kaloi” mbi një grup fëmijësh dhe prindërit e tyre.Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona, duke përfshirë edhe një djalë shqiptar 24-vjeç. Gjithashtu bëhet e ditur se në mesin e të plagosurve është edhe një 21-vjeçare shqiptare, Greta Leka.

Kristian Leka, 24 vjeç, humbi jetën për të shpëtuar motrën e tij të vogël Fiona, 10 vjeç. Ai u godit nga makina dhe u deklarua i vdekur nga mjekët gjatë rrugës për në spital. “Makina doli shumë shpejt nga rruga dhe ai e shtyu të motrën duke i shpëtuar jetën asaj”, tha xhaxhai i tij, Lulash Leka, 64 vjeç, për gazetën “Daily News”. Motra e vogël, Fiona Leka, 10 vjeçe, ka mbetur me një krah të thyer, por është jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët e policisë nga Nju-Jorkut thonë se incidenti ndodhi gjatë festimeve të Halloween në një lagje të Bronksit.

Në aksident tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë u plagosën. Sipas policisë, gjithçka ndodhi kur një automjet doli nga rruga dhe hyri në një trotuar në “Morris Park”, ku goditi një grup fëmijësh me prindërit e tyre, të cilët kishin dalë në shëtitje. /f.g/noa.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button